Tomë Gashi autorizohet nga pronari i “Shtëpisë së Verdhë”, për të ngritur padi ndaj Dick Marty-t (Dokumenti)

Aktuale

Tomë Gashi autorizohet nga pronari i “Shtëpisë së Verdhë”, për të ngritur padi ndaj Dick Marty-t (Dokumenti)

Më: 9 mars 2021 Në ora: 23:38
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, ka bërë të ditur se tashmë është autorizuar nga familja Katuçi në Shqipëri, për të trajtuar juridikisht çështjen e shtëpisë e cila mori emrin ‘’Shtëpia e verdhë’’.

Ai thotë se kjo po ndodh pas 16 vjetësh, meqë pronarët e kësaj shtëpia, nuk kishin pranuar ndihmë juridike nga Shqipëria apo edhe Kosova.

”Kjo është një hetim për një periudhë kohore që ka ndodhur dhe këto janë bërë në Shqipëri, kemi të bëjmë me fshatin Gur, ku është shtëpia e familjes që më ka autorizuar mua”.

”Ajo është emëruar ‘’Shtëpia e verdhë’’, nga ata që donin ta njollosnin familjen Katuçi, donin ta njollosnin kombin shqiptar në përgjithësi dhe në shënjestër të tyre ishin UÇK-ja”.

”Unë jam i autorizuari i tyre, unë jam avokati i tyre, ata nuk gjetën dikë tjetër deri më tani, është e çuditshme që për 16 vjet askush nuk iu ofroi shërbim juridik as nga Shqipëria por edhe Kosova ishte total neglizhente sa që edhe veprimet që u tentuan të bëhen në të ashtuquajturën ‘’Shtëpia e verdhë’’”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat