Izet Sadiku emërohet u.d i drejtorit të Klinikës Infektive

Aktuale

Izet Sadiku emërohet u.d i drejtorit të Klinikës Infektive

Më: 10 mars 2021 Në ora: 11:58
Izet Sadiku

Infektologu Izet Sadiku është emëruar dje drejtor i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Lajmin e kanë informuar zëdhënësi për informim në QKUK.

Vendimi për emërimin e Sadikut ka ardhur pas dorëheqjes së drejtoreshës Lindita Ajazaj-Berisha.

“Ju konfirmojmë se drejtori i përgjithshëm e ka caktuar u.d drejtor Izet Sadikun”, është thënë nga zyra për informim në QKUK.

Kujtojmë që Sadiku mëherët ka qenë edhe zëvendësministër i Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat