Vizat: Ambasada e Gjermanisë i thotë qytetarit nga Kosova të shkojë në termin për vizë pa aplikuar fare

Aktuale

Vizat: Ambasada e Gjermanisë i thotë qytetarit nga Kosova të shkojë në termin për vizë pa aplikuar fare

Më: 10 mars 2021 Në ora: 15:51
Foto ilustruese

Një qytetar me emrin Dardan Kryeziu ka shkruar në grupin e Facebook-ut “Network Prishtina” për një çështje mjaft interesante e të papritur.

Atij i ka ardhur konfirmimi për termin në Ambasadën Gjermane, nga Ambasada Gjermane, megjithëse thotë se nuk ka aplikuar fare.

“Pershendetje,

Me ka ardhe gabimisht ne email ky konfirmim per termin ne Ambasaden Gjermane per vize, per bashkim familjar.Nese eshte i dikuj me emer mbiemer Dardan Kryeziu, me shkruani ju forwardoj.” – ka shkruar z.Kryeziu.

Data e paraqitur në Ambasadën e Gjermanisë është 17 marsi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat