Nexhmedin Spahiu: Meliza Haradinaj do të mbahet mend vetëm për bukurinë e saj

Aktuale

Nexhmedin Spahiu: Meliza Haradinaj do të mbahet mend vetëm për bukurinë e saj

Më: 10 mars 2021 Në ora: 16:40
Meliza Haradinaj-Stublla

Që kur u emërua si ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, të gjithë ishin skeptik rreth performancës që mund të kishte ajo në këtë dikaster. Për me tepër, u kritikua edhe  AAK-ja, se pse nuk emëroi ndonjë personalitet tjetër në këtë post, por atë.

Ndërsa tani, Meliza Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e saj si dhe nga funksionet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Dorëheqja erdhi pas vendimit të një dite më parë, të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për rinumërimin e votave të hedhura me kusht dhe atyre nga Diaspora, për kandidatët nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Dyshimet u hodhën pas publikimit të një video në disa portale, duke aluduar se votat e një kandidateje tjetër të AAK-së shkuan në favor të ministres Haradinaj.

"Edhe pse në rrethana ende të pasqaruara, e ndodhur në mes të një skeme piramidale të njollosjes, linçimit, presionit, manipulimit dhe shantazhit ndaj meje dhe familjes sime, e konsideroj obligim moral dhe gjënë më të drejtë, dorëheqjen e menjëhershme nga pozita e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nga të gjitha funksionet në partinë AAK, si dhe nga anëtarësia”, shkruan Haradinaj-Stublla në profilin e saj në Facebook.  

Ajo thotë se nuk ndjen përgjegjësi për manipulimet.

Ashtu siç ishin kritik në marrjen e detyrës si ministre, analistët po dalin kritikë edhe tani kur ajo e dorëzoi këtë detyrë.

Media ka folur me analistin politik, Nexhmedin Spahiun në lidhje më këtë çëshjte, ku ai ka nuk ka pasur shumë për të thënë rreth punës së ish-ministres së jashtme.

Spahiu nuk ka mundur të gjejë së paku ndonjë punë të rëndësishme me të cilën do të mbahet mend Meliza Haradinaj, përveç bukurisë së saj, pasi, sipas tij, është një dështim.

“Mendoj që përgjithësisht ka dështuar, e vetmja që ka qenë pozitive në performancën e saj ka qenë fytyra e saj e bukur dhe një hieshim që i ka dhënë një paraqitje vizuale, por asgjë tjetër më shumë se kaq. Nuk ka diçka që ajo mund të mburret që ka bërë një hap përpara në diplomacinë kosovare dhe asnjë veprim që mund të evidentohet në opinionin publik. Në krahasim me ministra të tjerë që kanë qenë meshkuj, këtë e ka dalluar vetëm gjinia dhe bukuria por, që nuk ka bërë asnjë diferencim. Ndoshta, lëvizja e vetme që mund të konsiderojmë si të qëlluar është përzgjedhja e Valdet Sadikut për ambasador në SHBA. Mua asgjë tjetër nuk me ka rënë në sy, duke qenë se e përcjell edhe politikën e jashtme” u shpreh Nexhmedin Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat