Kimete Berisha tregon pse Isa Mustafa e quan Kurtin populist

Aktuale

Kimete Berisha tregon pse Isa Mustafa e quan Kurtin populist

Më: 10 mars 2021 Në ora: 21:52
Kimete Berisha

Opinionistja Kimete Berisha ka kritikuar Isa Mustafën derisa ai e quan vazhdimit Albin Kurtin populist.

Sipas saj, por për të qenë populist në Kosovë, do të duhej të kishte elita të vërteta.

“Populistët i konsiderojnë 'elitat' si të 'dëmshme' për popullin, ndërsa njerëzit e thjeshtë i konsiderojnë si njerëz 'të mirë'”, ka shkruar Berisha.

Postimi në Facebook:

Populli versus Elitat.

Isa Mustafa vazhdimisht e quan Albin Kurtin 'populist'.

Demek, si një 'njeri i poshtër' që i shfrytëzon vuajtjet' 'ireale' dhe banale të popullit 'kurrkushi', për ta fituar pushtetin kundër 'elitave' të LDK-së.

Vuajtjet e shqiptarëve nuk janë imagiinare,

janë shumë më të thella se sa që thuhen,

shumë më të rënda se sa që shkruhen,

shumë më të dhimbshme se sa që këndohen.

Të jesh populist në Evropë, 'hajde de', do

të kishte vend për debat, por për të qenë populist në Kosovë, do të duhej të kishte elita të vërteta.

Populisti është kundër grupeve të ashtuquajtura 'elitare', sepse elitat, 'njerëzit e thjeshtë' (si puna juaj), i konsiderojnë 'të këqij' dhe banal.

Isa Mustafa e konsideron veten 'elitë', ajkë, mazë e shoqërisë, zott në kuzhinën tuaj.

Populistët i konsiderojnë 'elitat' si të 'dëmshme' për popullin, ndërsa njerëzit e thjeshtë i konsiderojnë si njerëz 'të mirë'.

Isa Mustafa sikurse çdo 'elitist' profesionist, i konsideron "njerëzit" e thjeshtë si 'vulgarë' dhe 'të rrezikshëm' për shoqërinë,

kurse vetveten (Agim Veliun, Skënder Hysenin dhe Avdullah Hotin) e konisideron si moralisht dhe intelektualisht më superior se njerëzit e thjeshtë.

Ama votat (për t'u bërë elitist), i kërkon nga njerëzit e thjeshtë.

Tërë jetën (në emër të Republikës inekzistente dhe çlirimit të Kosovës), e ka vjedhur fondin e 3 për qindshit, fondin e vuajtjeve 'populiste',

fondin e njerëzve të thjeshtë,

me të cilat pare ka krijuar 'dinansti' personale dhe 'elita' dembelësh të LDK-së.

Tek shqiptarët nuk ka elita intelektuale, ka vetëm grupe pseudo-intelektualësh dhe tregtarë idealesh që e kanë vjedhur dhe e kanë shkatërruar popullin (njerëzit e thjeshtë), pa pyetur 'sa kushton'!

P.S. Isa Mustafa gjithmonë thotë se 'LDK është parti shtetformuese'.

Si 'mazë' e shoqërisë që është do të duhej ta dinte se shprehja 'shtetformim' nuk ekziston në fjalorin shqip.

Shteti i Kosovës ose ekziston, ose nuk ekziston.

Për LDK-në Kosova nuk është shtet dhe tek pritet të 'shtetformohet' nga LDK!

Kapitullim, a?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat