AP me shkrim për sopranon nga Kosova që vullnetarisht ofron ndihmë në Pulmologji

Aktuale

AP me shkrim për sopranon nga Kosova që vullnetarisht ofron ndihmë në Pulmologji

Më: 11 mars 2021 Në ora: 12:02
Arta Jashari

Agjencia amerikane e lajmeve, “Associated Press”, ka shkruar për një soprano nga Kosova, e cila vullnetarisht po e ofron ndihmën e saj për ta ndihmuar stafin mjekësor dhe pacientët në Klinikën e Pulmologjisë në Prishtinë.

Pasi është kujdesur për babanë e saj të infektuar me COVID-19 Baki Jasharin, i cili po ashtu është maestro i Filarmonisë së Kosovës, ajo vendosi t’i veshë mjetet mbrojtëse dhe të kthehet në Klinikën e Pulmolgjisë për të ofruar çfarëdolloj ndihme.

“Ju u jepni atyre shpresë kur jeni pranë. Ata e dinë se ju jeni këtu për të ndihmuar”, ka thënë Arta Jashari për “Associated Press”.

Ajo nuk ka të kryer ndonjë trajnim mjekësor, por i ka ndihmuar mjekët në çfarëdo mënyrë që ka mundur, duke ofruar ndihmë për ata që vuajnë në klinikë ose në shtëpi.

Falmur Marku, mjek i mushkërive në Klinikë, ka thënë se e admiron Arta Jasharin, e cila e rrezikon shëndetin e saj për t’ua dhënë një farë ngushëllimi atyre që vuajnë. Ai ka shtuar se në fillim ishte “e vështirë të kuptohet pse po e rrezikon shëndetin e saj”.

Në mbrëmje Jashari i heq masat mbrojtëse dhe bëhet gati për të performuar me Filarmoninë e Kosovës, e cila lejohet të mbajë koncerte me një numër të kufizuar spektatorësh.

Jashari ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës, të Berlinit dhe të Lubjanës. Ajo thotë se i mungon intensiteti i një sezoni të plotë me koncerte, të cilat tani mbahen kryesisht me një audiencë shumë të kufizuar.

32-vjeçarja këmbëngul se vullnetarizmi në spital dhe performimi i drejtpërdrejtë për audiencën kanë më shumë gjera të përbashkëta sesa që mund të mendohet.

“Të dyja ato japin aq shumë shpresë dhe emocione”, thotë ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat