Zyrtari i PDK-së del kundër vendimit të kryesisë për t’i shkuar Kurtit në takim

Aktuale

Zyrtari i PDK-së del kundër vendimit të kryesisë për t’i shkuar Kurtit në takim

Më: 12 mars 2021 Në ora: 16:11
pdk

Zyrtari i PDK-së, Bujar Cakolli ka dalë kundër vendimit të Kryesisë së kësaj partie për të marrë pjesë në takimin e së hënës lidhur me konstituimin e institucioneve.

Nga Partia Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në takimin e ftuar Kurti.

E Cakolli duke shpërndarë disa lajme të publikuara në media për këtë çështje e ka quajtur gabim këtë vendim të PDK-së.

“GABIM! PIKË!”, ka shkruar Cakolli në llogarinë e tij në Facebook.

Gjatë ditës pjesëmarrjen në takimin e së hënës e kanë konfirmuar edhe LDK e AAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat