Befason zyrtari i LDK-së, propozon ku të mbahet Kuvendi për kryetarin e ri

Aktuale

Befason zyrtari i LDK-së, propozon ku të mbahet Kuvendi për kryetarin e ri

Nga: N. H Më: 12 mars 2021 Në ora: 16:58
LDK

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Berisha, djali i ish-kryeparlamentarit Kolë Berisha, i cili një kohë ishte edhe këshilltar i kryeministrit Hoti, ka bërë një propozim interesant lidhur me Kuvendin e LDK-së që pritet të mbahet këtë të diele.

Berisha ka propozuar që ky Kuvend për shkak të pandemisë Covid-19 të mbahet në sallën “1 Tetori”, osë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Anton Quni, Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa do të jenë kandidatë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ja shkrimi i tij:

Image
Visar Berisha

Salla 1 Tetori apo në fund të fundit, stadioni “Fadil Vokrri”, janë zgjidhjet optimale për të mbajtur të dielën Kuvendin zgjedhor të LDK-së, konform gjendjes pandemike në të cilën jemi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat