Kamberi: LDK-ja i ka përfunduar punët teknike për Kuvendin Zgjedhor

Aktuale

Kamberi: LDK-ja i ka përfunduar punët teknike për Kuvendin Zgjedhor

Më: 12 mars 2021 Në ora: 23:32
Safet Kamberi

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, Safet Kamberi, ka thënë se ky subjekt i ka përfunduar të gjithë punët teknike për Kuvendin Zgjedhor që prite të mbahet këtë të diel, për zgjedhjen e kryetari të ri.

Kamberi ka theksuar se nga kjo degë janë 12 delegatë të cilët do të mund të votojnë në Kuvend.

“LDK-ja, pothuajse i ka përfunduar të gjitha punët teknike të përgatitjes se Kuvendit të Përgjithshëm, i cili do të mbahet të dielën.

Nga dega e Mitrovicës janë 12 delegatë të cilët do të votojnë për kryetarin e ri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat