Doktori nga Ferizaji konfirmohet si deputet nga Lista e Vjosa Osmanit: Do jem zëri dhe vullneti i qytetarëve

Aktuale

Doktori nga Ferizaji konfirmohet si deputet nga Lista e Vjosa Osmanit: Do jem zëri dhe vullneti i qytetarëve

Më: 13 mars 2021 Në ora: 13:24
Vjosa Osmani

Kandidati i listës “GUXO” të Vjosa Osmanit, Burim Karameta, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij si deputet në legjislaturën e re.

Doktori nga Ferizaj ka falenderuar të gjithë votuesit e tij që i besuan votën, duke premtuar që do të jetë zëri dhe vullneti i tyre në Kuvend.

Më poshtë statusi i tij:

Të nderuar familjarë, bashkëqytetarë/e, qytetarë/e të Republikës së Kosovës, bashkëpunëtorë, përkrahës e mbështetës të mi!
Më lejoni të ju falenderoj për bujarinë, premtimin, mikëpritjen e mirëpritjen tuaj gjatë kësaj fushate zgjedhore në kërkesën time që të më VOTONI dhe përkrahni në bashkudhëtimin tonë drejt Kuvendit të Republikës tonë.

 

Me votën tuaj do të jem zëri dhe vullneti juaj në Legjislativin e VIII-të. Për këtë do të jem përjetë mirënjohës dhe falenderues.
Deri më tani më besuat dhe isha zëri juaj në Kuvendin Komunal, e tani e tutje do të jem zëri dhe fryma juaj në Tempullin e demokracisë-Parlamentin e shtetit tonë.

 

Të ngjallësh shpresë është gjëja më njerëzore e mundur. Por, krahas shpresës duhet të ngjallim dhe realizimin e nevojave të nevojtarëve. Kjo, nuk varet krejtësisht nga një deputet, por, një deputet i përkushtuad shndërrohet në zë tejet të fuqishëm në nxitje për punë të mira e të mbara.
 

Shpresat e mëdha për qytetarët tani më veç janë kthyer.
Me Vjosën e frymës Rugoviane dhe me Albinin e pakorruptuar, qytetarët e ngulfatur do të frymojnë lirshëm.

 

T’u them votuesve të mi se i dua sa veten time, do te tregohem i pasinqertë me ta. Por, t’ua them se i dua dhe do të shpenzoj tërë potencialin tim në përmirësimin e mirëqenies së tyre, këtë ua siguroj me bindje të plotë.
 

Faleminderit Zot.
Faleminderit përjetë,
Dr. Burimi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat