Siç nuk e kemi parë kurrë! Albin Kurti merr një dhuratë të veçantë

Aktuale

Siç nuk e kemi parë kurrë! Albin Kurti merr një dhuratë të veçantë

Nga: A.Zh Më: 13 mars 2021 Në ora: 22:31
Arlinda Lleshi dhe Albin Kurti

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti, ka treguar se ka pranuar një dhuratë nga Arlinda Lleshi. Kjo e fundit, themeluese e firmës së veshjeve “Amargi”, ia ka dhuruar Kurtit dy këmisha me motive tradicionale, përcjell Bota sot.

Kurti në një postim në Instagram, ka thënë se veshjet e Lleshit promovojnë trashëgiminë tonë etnografike dhe punën artizanale vendase.

Postimi i plotë në Instagram:

Arilda Lleshi m’i solli dy këmisha. Bashkë me shoqen e saj Anën, ajo ka themeluar firmën e veshjeve “Amargi”. Ato promovojnë trashëgiminë tonë etnografike dhe punën artizanale vendase. E riaktualizojnë traditën tonë në rrobat moderne.

Copa prodhohet nga artizane shqiptare, nga zona të ndryshme të Shqipërisë, një zgjedhje e qëllimshme kjo, në mbështetje të ekonomisë lokale, fuqizimit të grave, dhe parimeve të qëndrueshmërisë.

Arilda momentalisht studion Master në Filozofi, por këtë projekt e ka për zemër, sepse sjell së bashku shumë kauza që ajo përqafon.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat