Lumir Abdixhiku, kryetar i ri i LDK-së

Aktuale

Lumir Abdixhiku, kryetar i ri i LDK-së

Nga: Bota Sot Më: 14 mars 2021 Në ora: 07:45
Kuvendi Zgjedhor i LDK-së

(E plotësuar 13:57) -  Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Lumir Abdixhiku doli fitues në garën për kryetar të LDK-së.

Pasi mori pozitën, ai foli para delegatëve të LDK-së.

Ka falënderuar kundër kandidatët e tij Hazirin dhe Mustafen, shkruan “Bota sot”.

Si dhe ka thënë se së bashku me Hazirin dhe Mustafën kanë vënë një standard të ri.

"Sot po e hapim një faqe të re", ka thënë ai.

Fjalimi i plotë i Lumir Abdixhikut:

Falënderoj dy kundërkandidatët e mi, z.Haziri dhe z.Mustafa. Të dy me kulturën e tyre politike, origjinale për një veprimtar të LDK-së vendosëm një standard të ri të garës, jo vetëm për LDK-në por për të gjithë spektrin politik shqiptar dhe më gjerë.
Sot po e hapim një faqe të re të rrugëtimit tonë politik, me synime dhe qëllim të qarta për të kthyer LDK-në në vendin e saj origjinal. Përgjatë viteve të shkuara LDK arrit itë kultivojë projekte të saja tradicionale.

Sikur në opozitë dhe pozitë sikur në nivel qendror dhe nivel lokal, në përballje me fryma populliste, LDK u tregua kujdestare e vlerave në integrimin atlantik, në orientimin e qendrës së djathtës.
Përgjatë kohës LDK nuk arriti të mbajë mjaftueshëm votuesit e saj. Arsyen e vërtetë të vetme e gjejmë tek vetvetja dhe nga aty duhet të rinisim rikthimin tonë të madh. Sot dhe nesër ne ndërrojmë secili kontribuues të LDK-së e secilin anëtar të thjeshtë. Sot nderojmë 100 e 10 mijë votuesit tanë.

LDK sot nderon edhe ndjenjën e  thellë për shërbim publik. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve sot ka pakënaqësi të cilët besojnë se qëndrimi ynë ka mbetur peng i orientimeve të vjetruara.

Forcë që unifikon partinë, forcë që përkon me zërin qytetarë e forcë që LDK qëndron me bindje të drejtë.
Dua të jem i qartë që LDK i qëndron kohës dhe janë fundamente jo vetëm të organizimit tonë partiak, por janë ide të nisura nga presidente historik Ibrahim Rugova. Janë ide të kultivuara nga dy kryetarët paraprakë, e ide të LDK-së.
Këto ide bëjnë që sot e nesër e gjithherë burra e gra të këtij vendi të përfaqësojnë më së miri politikën tonë.
Por sepse janë bindje, e bindjet i mbijetojnë sfidave të kohës. Unë kam gjetur bindjen dhe besimin në këtë shtëpi politike, ide të kultivuara me mund e sakrificë. Kam gjetur themeluesit e shtetit të Kosovës, ideologët e kohërave më të rënda, e potencialet e së ardhmes.

Kjo shtëpi na ka hapur dyert, e që do t’ua hap shumë të tjerëve që do të vijnë pas, të cilët do të bartin pishtarin e shumë dekadave të ardhshme.
Kjo ndjenjë, ky besim e bënë LDK-në të përhershme. Numrat mbesin të përkohshëm.
Sot duhet të veprojmë, të bashkohemi rreth njëri-tjetrit të hapemi për të tjerët. LDK s’ka njerëz për të humbur, por ka njerëz mjaftueshëm për të ecur para.

LDK-së duhet t’i japim një lidership që përballon sfidat e kohës. Ndjej obligim, detyrë e para se gjithash nder ti prijë këtij procesi përpara.
Nuk është e lehtë sepse e gjenë vendin drejt rrëshqitjes në fryma populiste e në shpërbërje të shtetit, pra para se gjithash është obligim patriotik për mbrojtjeve e themeleve të Kosovës, që janë ndjenjë e përbashkët e organizimit tonë politik.
Rruga jonë përpara duhet të jetë rrugë e drejtë që mburret me të shkuarën por që s’mbetet peng e saj. Të filozofisë politike rugoviane, e të kultivimit të vlerave shtetërore që kultivojnë vlerat e Kosovës.

Rruga përpara kërkon mobilizimin e njerëzve më të mirë që kemi në LDK, rikthimin e mbështetësve të LDK-së dhe afrimin e njerëzve tanë që me kohë nuk gjetën vend në shtëpinë tonë politike.Rruga përpara mbi të gjitha përbën reformë dhe jam i bindur se LDK do të gjejë këtë rrugë se LDK do të mbetet edhe lidhje edhe demokratike edhe e Kosovës.
Lidhje me njëri-tjetrin, demokratike për procese të hapura sikur ky sot dhe në procese të tjera të Kosovës.
Zoti e bekoftë Kosovë, Zoti e bekoftë LDK-në.

***

Abdixhiku ka dalë triumfator përball dy kandidatëve të tjerë për të parinë e LDK-së.

Ai ka arritur të fitojë besimin e delegatëve të LDK-së, me shumicë votave aktualisht 191 vota.

Haziri ka marr vetëm 116 vota.

Kurse Mustafa 65 vota.

Sipas statusit të LDK-së, këto janë detyrat dhe përgjegjësit e kryetarit të ri:

– Kryetari përfaqëson LDK-në në përputhje me Statutin dhe Programin e LDK-së, në vend dhe jashtë vendit;

– Udhëheq punën e LDK-së dhe të organeve të saj;

– Thërret dhe udhëheq mbledhjet e Kuvendit të LDK-së, të Këshillit të Përgjithshëm dhe të Kryesisë së LDK-së;

– Kujdeset për zbatimin e vendimeve të Kuvendit;

– Merr vendime dhe qëndrime politike në pajtim me Programin dhe Statutin e LDK-së;

– Emëron zëdhënësin e LDK-së;

– Emëron udhëheqësit në administratën e LDK-së;

– Jep iniciativa për zgjedhje kuadrosh;

– Organizon takime të rregullta dhe të jashtëzakonshme me kryetarët e degëve;

– Mund të thërrasë mbledhjen e secilit organ apo trup të LDK-së.

***

Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Abdixhiku në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së të mbajtur sot ka fituar garën për kryetar, në të cilën ishin edhe Lutfi Haziri e Besian Mustafa.

Abdixhiku e ka fituar garën për kryetar pa balotazh. Votuan 328 delegatë të LDK-së.

Para fillimit të Kuvendit ka tërhequr kandidaturën Anton Quni.

***

Lumir Abdixhiku po prin me vota deri më tani nga të gjitha votat që janë duke u numëruar.

Pasohet nga Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa.

Merret vesh se Abdixhiku ka 100 vota, Haziri 65 dhe Mustafa 5 vota.

***

Votat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës po numërohen nën vëzhgimin e një kamere gjigante.

Kamera, siç shihet në foto, është e vendosur përmbi komisionin që po i numëron votat, duke incizuar çdo detaj.

LDK përmes një kumtese ka bërë të ditur se ka filluar nisur edhe numërimi dhe pas pak pritet të dihet kryetari i ri.

Image

Renditja në fletëvotim është si vijon: 1. Lumir Abdixhiku; 2. Lutfi Haziri; 3. Besian Mustafa.

Image

***

Po numërohen votat e delegatëve në Kuvendin Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Renditja në fletëvotim është si vijon: 1. Lumir Abdixhiku; 2. Lutfi Haziri; 3. Besian Mustafa.

Paraprakisht, nga gara është tërhequr Anton Quni, duke thënë se do ta mbështes njërin nga kandidatët e shpallur.

***

Ka përfunduar raundi i parë i votimit për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi, tha se tani ka filluar numërimi i votave.

“Kanë qenë diskutime e konsultime në të gjitha degët dhe të gjithë kanë qenë të një mëndje se votimi duhet të jetë i fshehtë dhe kësisoj është bërë. Tash i shohim numrat se kush sa ka marrë.Fillon numërimi i votave, nëse ndonjëri ka marrë mbi 50%, nëse jo atëherë dy që kanë më tepër vota shkojnë në raundin e radhës”, tha ai.

***

Ka përfunduar votimi i delegatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të zgjedhur liderin e ri të partisë.

328 delegatë të LDK-së sot në Kuvendin e partisë kanë hedhur votën e tyre të fshehtë.

Në garë për të parin e LDK-së ishin Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa.

Votimi i delegatëve është parë si votim i rregullt dhe pa ndonjë incident të mundshëm. Garën për kryetar të LDK-së ditë më parë e bëri publike edhe Anton Quni, por që i njëjti sot u tërhoq nga ky kandidim.

“Ka përfunduar votimi i të gjithë delegatëve. Më pas duhet të shihet se si kanë qenë votat dhe të shihet a duhet të shkojmë edhe në një votim apo jo”, tha Arban Abrashi.

Abrashi theksoi se kutia do të tregojë se kush sa vota ka marrë.

Gjysma e delegatëve kanë votuar për të parin e LDK-së, votimi pritet të përfundojë shumë shpejtë

Pothuajse gjysma e delegatëve të LDK-së tashmë kanë hedhur votën për kryetarin e ri të LDK-së.

Në garë për këtë pozitë janë: Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Besian Mustafa.

Votimi pritet të përfundojë shumë shpejtë.

Shtrëngime duarsh e përqafime mes njëri-tjetrit, votojnë tre kandidatët për kryetar të LDK-së

Delegatët e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, janë duke vazhduar procesin e votimit për të zgjedhur kryetarin e ri.

Tashmë kur kanë mbetur edhe pak orë në përfundim të këtij procesi, votën e kanë hedhur edhe tre kandidatët për kryetar, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa.

Image

Ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës në një postim në Facebook, ka publikuar fotografi të tre kandidatëve për kryetar pas momentit të votimit, ku shihen duke shkëmbyer p♪përqafime dhe i kanë shtrënguar dorën njëri-tjetrit.

“Kjo është LDK-ja”, ka qenë mbishkrimi mbi këto fotografi.

Voton Lutfi Haziri: Krenar me unitetin e LDK-së, do ta përkrah këdo që triumfon

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar, Lutfi Haziri ka thënë se sapo ka votuar për kryetarin e ri të partisë. Ai ka thënë se procesi i votimit të fshehtë duhet të shkojë deri në fund, qoftë edhe nëse ka nevojë për raund tjetër të votimit.

“Procesi i votimit të fshehtë duhet të shkojë deri në fund, qoftë edhe me një raund tjetër”, ka thënë Haziri.

Image

Haziri ka mohuar që ka pas marrëveshje me ndonjë kundër kandidat apo edhe dikë tjetër ai ka thënë se është kundër kësaj kulture.

Ai ka thënë se edhe një votë më tepër po qese fiton dikush, do ta përkrah.

Tutje ka shtuar se nëse është e nevojshme do të shkojnë edhe në një raund.

Deri më tani kanë votuar më shumë se 100 delegatë.

Image

Besian Mustafa: Kërkova ristrukturim dhe reformë brenda LDK-së, nuk u pranua propozimi

Besian Mustafa njëri nga pretendentet për të parin e LDK-së ka thënë ka  kërkuar të kemi zgjedhje të thella brenda LDK-së mirëpo nuk u përkrah si ide tani po zgjidhet kryetari i ri.

Ai ka thënë se LDK-ja duhet të reformohet e ristrukturohet.

“LDK-ja ka struktura dhe njerëzit e duhur të kthehet në vlerat e saj që kur u themelua”

“Reforma thelbësore i vlerave të vitit 1989” ka thënë Mustafa.

“Kam tentuar që me votim të fshehtë të zgjedhet edhe këshilli dhe kryesia e re por nuk u pranua kjo pikë”.

Nis procesi i votimit për kryetar të LDK-së

Ka nisur procesi i votimit për kryetar të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kandidatë për të parin e LDK-së janë: Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa.

Kurse kandidaturën e ka tërhequr Anton Quni.

Fatmir Sejdiu denoncon parregullësitë që LDK po i bën në Kuvend

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po mban Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri të partisë.

Me këtë rast, ish-kryetari i LDK’së, Fatmir Sejdiu, ka kërkuar sot zgjedhje në të gjithë strukturat e LDK’së, por që kërkesa e tij është refuzuar.

Image

Sejdiu ka pasur kritika për këtë subjekt, e për statusin e LDK’së, që sipas tij ia ka zënë frymën LDK’së dhe ka degjeneruar proceset zgjedhore.

“Nuk janë respektuar rregullat statutare që ka LDK’ja. Po bëhen dy vjet në verë që LDK’ja ka pasur një proces zgjedhor, ka zgjedhur kryetarin e saj, dhe nuk ka lejuar një proces të votimit të fshehtë të kandidatëve, kjo nga frika e rezultatit për votat e fshehta. Ne kemi statusin që ia ka zënë frymën LDK’së dhe e ka degjeneruar, sidomos në proceset zgjedhore. Kanë dërguar lista kush do të jetë delegatë nëndege dhe në Kuvend. LDK’ja ecjen e saj do të duhej ta zhvillonte në bazë të një procesi zgjedhor ferr që do të zhvillohej”, ka deklaruar ai.

Sejdiu ka treguar edhe për propozimet që i ka dhënë sot në Kuvendin Zgjedhor.

“Unë kërkova që të futet në rend ndërtimi i një trupi punues që do të merrej me hartimin e dokumenteve bazike, dhe me atë pjesë të dokumenteve të rëndësishme, duke filluar nga një deklaratë politike në të cilën do të shpreheshin qëllimet programore, e trupi të merrej me çështjet e statusit të LDK. Unë janarin e vitit 2021, saktësisht më 30 janar, 11 faqe tekst i kam dorëzuar pas debatit që kam pasur për ndryshimet në status”, ka shtuar ai.

Kalojnë të gjitha kandidaturat për kryetar të LDK-së

Të gjitha kandidaturat për kryetar të LDK-së kanë kaluar me miratimin e delegatëve në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, që po mbahet aktualisht.

Kandidaturat që kanë kaluar në Kuvend janë ato të Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut e Besian Mustafës.

Mbi 330 delegatë nga 38 degë të LDK-së nga të gjitha komunat janë mbledhur sot për ta dhënë votën e tyre. Siç parasheh statuti, vetëm brenda Kuvendit zyrtarisht është bërë e ditur se kush janë kandidatët.

Në organin më të lartë të LDK-së, që e përbëjnë delegatë të zgjedhur nga kuvendet e degëve, plus kryetari i subjektit [Isa Mustafa], mund të kalojnë vetëm ato kandidatura që marrin fillimisht aprovimin e delegatëve.

Në mënyrë që të konfirmohet si kandidat për kryetar, secilit prej pretendentëve u duhet t’i marrin 50% plus një të votave të delegatëve. 

Isa Mustafa edhe zyrtarisht heq dorë nga kreu i LDK’së – Kujtim Shala po i prinë Kuvendit zgjedhor

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, edhe zyrtarisht e ka njoftuar dorëheqje nga posti i të parit të LDK-së, para delegatëve të partisë, të cilët pas pak pritet ta zgjedhin kryetarin e ri.

Mustafa, pasi ka njoftuar dorëheqjen e tij, punën e kryesuesit të punimeve të Kuvendit zgjedhor të LDK-së, e ka marrë Kujtim Shala.

Image

Në garë për të parin e LDK-së, janë Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa. Derisa, Anton Quni pak para se të nisë kuvendi zgjedhor ka hequr dorë nga kandidatura.

Isa Mustafa, menjëherë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe rezultatit të dobët të LDK-së, ka hapur rrugë për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, që pritet të përfundojë sot. 

Fatmir Sejdiu bën një kërkesë brenda Kuvendit, nuk i aprovohet

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po mban Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri të partisë.

Me këtë rast, ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka kërkuar sot zgjedhje në të gjithë strukturat e LDK’së.

Megjithatë, kërkesa e tij nuk ka kaluar.

Kuvendi Zgjedhor i këtij subjekti, nuk ka përkrahur propozimin e tij.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar kryetari i Degës së LDK-së në Klinë Fadil Gashi.

“Fatmir Sejdiu ka bërë kërkesat e tij. Kuvendi i ka refuzuar. Kuvendi vendosi kështu. Ne nuk i diskutojmë kandidaturat por unë nuk besoj që Kuvendi e dënon paarsyshëm dikë. Vota e Kuvendit është vendim”, ka shtuar ai.

Mbyllet për media Kuvendin për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës po mban sot Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri të partisë.

Ndonëse mediat u lejuan të merrnin pamje në fillim të mbledhjes, ato nuk u lejuan më pastaj.

Kësisoj, Kuvendi Zgjedhor për kryetarin e ri, po mbahet pa praninë e mediave.

Në sallën e mbushur me delegatë, fjalën e morri i pari kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Rreth 330 delegatë të kësaj partie do të zgjedhin mes Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut dhe Besian Mustafës, të cilët e kanë shpallur kandidaturën e tyre deri tani.

Anton Quni, i cili gjithashtu ishte deklaruar si njëri nga kandidatët, sot ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura, duke thënë se do ta mbështes njërin nga kandidatët tjerë.

​Gazmend Muhaxheri: Do ta votojë Lumir Abdixhikun

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka deklaruar se do ta përkrah Lumir Abdixhikun për kryetar të ardhshëm në kësaj partie.

Muhaxheri pak para se të nis Kuvendi i LDK-së, tha se besoj që do të jetë kuvendi i ripërtërirës së kësaj partie.

Muhaxheri: Unë preferoj Lumir Abdixhikun

“Të gjithë janë të lirë me votu sipas bindjes së tyre. Preferenca ime është për ta votuar Lumir Abdixhikun... unë besoj që do të jetë kuvendi i ripërtërirës dhe kthimit të LDK-së në vendin ku e ka”, tha ai.

Derisa ka shtuar se mendon që duhet të qëndrojnë në sallë për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente. Megjithatë, thotë se këtë duhet ta vendos kryesia e re e kësaj partie.

Muhaxheri: Duhet votuar Vjosa presidente

“Duhet të vendos kryetari i ri dhe kryesia. Unë jam me qëndru dhe me i dhënë mbështetje presidentes së re sepse e ka marrë mbështetjen e qytetarëve të Kosovës dhe ne jemi pjesë e qytetarëve dhe duhet ta dëgjojmë zërin e tyre”, tha ai.

Ai ka shtuar se nuk e di nëse si LDK do të shkojnë në takimin e nesërm të ftuar nga Kurti e Osmani.

***

Ka nisur Kuvendi i nëntë Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i partisë.

Në sallën e mbushur me delegatë, fjalën do ta marrë i pari kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Rreth 330 delegatë të kësaj partie do të zgjedhin mes Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut dhe Besian Mustafës, të cilët e kanë shpallur kandidaturën e tyre deri tani.

Image

Anton Quni, i cili gjithashtu ishte deklaruar si njëri nga kandidatët, sot ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura, duke thënë se do ta mbështes njërin nga kandidatët tjerë.

Image

Anton Quni tërhiqet nga gara për kryetar të LDK-së

Anton Quni është tërhequr nga gara për kryetar të LDK-së.

Lajmin e ka konfirmuar vet para mediave.

Këtë deklaratë e bëri para fillimit të Kuvendit zgjedhor.

Ndërkaq, nuk ka dhënë emirin e kandidatit që do ta përkrah, shkruan “Bota sot”.

“Duke pasur besim të plotë në të gjithë kandidatët, filluar nga profili i tyre i lartë moral, politik, intelektual dhe profesional, unë do të tërhiqem nga kandidatura dhe do të jap besimin për njëri nga kandidatët. Kujt do ia jap votën? Kjo mbetet në diskrecionin tim. Kur vendosa të tërhiqem? Është mendim që ka evoluar gjatë kohës, gjithnjë duke bashkëbiseduar me të gjithë kandidatët”, deklaroi para gazetarëve.

Haki Rugova: LDK do ta rimarrë veten

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Rugova, para fillimit të Kuvendit ku do të zgjedhet kryetari i ri i LDK-së tha se Lidhja Demokratike do ta rimarrë vetën pas rezultatit jo të mirë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Ky Kuvend do ta sjell një rezultat.

LDK-ja do ta ketë kryetarin e ri.

Si gjithmonë do të jetë i mirë cilido që do të konkurrojë. Sigurisht që po. LDK do ta rimarrë veten. Për atë po ndodh edhe ky Kuvend”.

Eskalon Melihate Tërmkolli, ofendon rëndë gazetarët

Anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka përdorur gjuhë ofenduese ndaj gazetarëve, pak para nisjes së Kuvendit Zgjedhor.

Image

Tërmkolli është pyetur nga gazetarët lidhur me kandidaturat e sotme për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Megjithatë, ajo nuk pranoi të përgjigjet ndaj kësaj, duke iu drejtuar gazetarit “ju ma shpifni”.

“Faleminderit. Edhe këtë faleminderit ju ma shpifni”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës sot vendos për kryetarin e partisë, ku mbi 300 delegatë do të marrin pjesë në Kuvendin Zgjedhor .

Deri tani në garë janë Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa, ndërsa Anton Quni pak më parë ka konfirmuar se është tërhequr nga kandidatur

Haziri tregon cili është ndryshimi i parë do ta bëjë në LDK nëse zgjidhet kryetar

Pas pak pritet të fillojë Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sot do të mbajë zgjedhjet për kryetar të këtij subjekti politik.

Pak para fillimit të Kuvendit Zgjedhor, Lutfi Haziri ka deklaruar se nëse zgjidhet kryetar, ai do të bëjë ndryshime në kuvendet e degëve të LDK-së.

“Do të ketë nevojë urgjente që të ndërhyhet në kuvendet e degëve", tha ai.

Tutje ai ka thënë se ky është një kuvend i rëndësishëm i LDK-së dhe ka thënë se të gjithë kandidatët përveç se i ka kolegë, i ka edhe miq të mirë.

Fatmir Sejdiu s’ka komente ndaj kandidatëve për kryetar të LDK-së

Ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka uruar që kuvendi i sotëm i LDK-së të jetë i mbarë dhe i unitetit.

Në një prononcim të shkurtër para hyrjes në sallën ku pritet të mbahet kuvendi, Sejdiu nuk ka pranuar të komentojë rreth kandidaturave të sotme për kryetarë.

“Mirë është që të jetë kuvend i mbarë. Kuvend i mbarë dhe kuvend i unitetit. S’kam komente ndaj kandidatëve”, deklaroi ai.

Lidhja Demokratike sot zgjedh kryetarin e ri pas dorëheqjes së Isa Mustafës që ishte si pasojë e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Haziri: Dorëheqja e Anton Qunit, është lajm i ri për mua

Kandidati për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri ka arritur tek Kuvendi i LDK-së, derisa tha se sot ky kuvend do të zgjedh kryetarin e ri.

Haziri u shpreh se  të gjithë kandidatët janë njerëz të mirë, autoritete të partisë, dhe thotë se shpreson që kushdo që zgjidhet do të marrë detyrë tejet të rëndë.

Sa i përket lajmit për dorëheqjen e Anton Qunit, Haziri tha se për të është lajm i ri.

Tutje ai tha se do të ketë nevojë urgjente për reforma dhe hapi parë është përgaditja për zgjedhjet lokale.

“Nuk e pranoj dhe se lejoj logjikën e eliminimeve politike për shkak të konkurrencës politike, secili që kandidon e ka vendin e tij. Unë pranoj dhe përqafoj secilin që zgjidhet, dh edo të vazdojë menjëherë të punoj me të”, u shpreh Haziri.

Mustafa: Pas këtij kuvendi LDK do të rikthehet në vendin e merituar

Kryetari i dorëhequr i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur para zgjedhjeve të brendshme në LDK.

Ai është shprehur se ky subjekt politik pas zgjedhjes së kryetarit të ri do të rikthehet në pozitën që i takon në skenën politike.

“Sot zgjedhet kryetari i ri i cili do ta vazhdojë udhëheqjen e LDK-së”, është shprehur Mustafa.

“Mendoj se LDK do të rikthehet pas këtyre zgjedhje dhe do ta zë vendin e merituar”.

Abdixhiku pozitiv: Jam i bindur që kuvendi zgjedhor do të shkojë mirë

Kandidati për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku, tashmë ka arritur në lokacionin ku është caktuar të mbahet kuvendi për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

Ai ka thënë se është i sigurt që gjithçka do të shkojë mirë.

“Jam i bindur që kuvendi  zgjedhor do të shkojë mirë”, është shprehur ai.

I pyetur nëse do të zgjedhet kryetar i partisë, ai është shprehur shkurtimisht se me rëndësi është që gjithçka të shkojë mirë.

***

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa është ndër të parët që ka arritur në hotelin ku do të mbahet kuvendi zgjedhor.

Mustafa në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor të vitit 2019 kandidoi për deputet, duke rezultuar ndër 6 më të votuarit në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka qenë Ministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në dy qeveritë e kaluara.

Zgjedhjet në LDK vijnë si reflektim ndaj rezultatit të pësuar në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën me 14 shkurt, ku LDK u rëndit si parti e tretë.

Image

Tërmkolli e Borovci arrijnë në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së

Melihate Termkolli dhe Hazir Borovci kanë arritur në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së, i cili do të mbahet me fillim nga ora 10:00.

Në garën për të parin e LKD-së, janë katër kandidat, Lutfi Haziri, Anton Quni, Lumir Abdixhiku e Besian Mustafa.  

Përveç kandidaturave që janë shpallur deri tani nga katër zyrtarë të partisë, janë të hapur edhe për emra të tjerë sot nëse vlerësojnë delegatët.

Image

Këto zgjedhje po mbahen pasi kryetari i deritanishëm i LDK-së, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të partisë pas rezultatit që kanë marrë kjo parti në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, duke u renditur si partia e tretë.

***

Delegatët e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë nis ardhjen e tyre në Kuvendin në të cilin do ta zgjedhin kryetarin e ri të kësaj partie.

Tashmë një numër i delegatëve kanë ardhur ku nga ora 09:00 deri në orën 09:45 do të jetë nënshkrimi i tyre.

Më pas në orën 10:00 pritet të fillojë Kuvendi dy pika të rendit të ditës. Në pikën e parë të rendit të ditës në një prej takimeve më të rëndësishme për të ardhmen e LDK-së, do të zgjidhen trupat punuese të Kuvendit, derisa në pikën e dytë të rendit të ditës do të jetë zgjedhja e kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës që do ta pasojë Isa Mustafën.

Isa Mustafa dha dorëheqje menjëherë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, pas rezultatit të dobët që LDK doli nga këto zgjedhje.

Në garën për të parin e LKD-së, janë katër kandidat, Lutfi Haziri, Anton Quni, Lumir Abdixhiku e Besian Mustafa.  

Skënder Hyseni ndër të parët në Kuvend të LDK-së

Koordinatori i Kosovës për Dialog, Skender Hyseni, anëtar i kryesisë së LDK-së, është ndër të parët që ka arritur në hotelin ku do të mbahet kuvendi i LDK-së.

Hyseni njihet si ndër bashkëpunëtorët më të afër të ish-presidentit të LDK, ku ka mbajtur edhe disa funksione të larta shtetërore.

Ai ka qenë, ministër i Punëve të Jashtme, ministër i Brendshëm dhe ministër i Kulturës.

Image

Zgjedhjet në LDK vijnë si reflektim ndaj rezultatit katastrofal që ka pësuar kjo parti në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën me 14 shkurt, ku LDK u rëndit si parti e tretë.

Në garë për të parin e LDK-së delegatët e kësaj partie do të zgjedhin mes Anton Qunit, Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut dhe Besian Mustafës, të cilët e kanë shpallur kandidaturën e tyre deri tani, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që gjatë ditës së edhe ndonjë kandidatë tjetër të shpallë kandidaturën.

***

Sot do të mblidhen delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për të zgjedhur kryetarin e ri.

Janë rreth 350 delegatëve të kësaj partie që do të marrin pjesë sot në një prej takimeve më të rëndësishme për të ardhmen e partisë, iu është dërguar edhe rendi i ditës.

Mbledhja do të fillojë në orën 10:00 të mëngjesit, derisa nga ora 9 deri në orën 9 e 45 është koha kur delegatët duhet të mblidhen në hotelin “Emerald” ku edhe do të mbahet Kuvendi Zgjedhor.

Në pikën e parë të rendit të ditës do të zgjidhen trupat punuese të Kuvendit, derisa në pikën e dytë të rendit të ditës do të jetë zgjedhja e kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës që do ta pasojë Isa Mustafën.

Deri tash, kandidaturat e bëra publike janë ajo e Lumir Abdixhikut, Lutfi Haziri, Anton Qunit dhe Besian Mustafës.

LDK në këtë proces të brendshëm zgjedhor ka hyrë pas një disfate të rëndë në zgjedhjet e 14 shkurtit ku doli si parti e tretë me 100 mijë vota më pak se në zgjedhjet e kaluara të 6 tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat