“Delegatët e Kuvendit të LDK-së kanë vetëm një opsion që e shpëton LDK-në”

Aktuale

“Delegatët e Kuvendit të LDK-së kanë vetëm një opsion që e shpëton LDK-në”

Më: 14 mars 2021 Në ora: 07:28
LDK

Xhavit Rexhaj, ka komentuar kandidaturat e LDK-së për kryetar partie.

Rexhaj, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se nga katër a më shumë kandidatura, delegatët e Kuvendit të LDK-së sot kanë vetëm një opsion që e shpëton LDK-në, ndryshimin.

Shkrimi i plotë:

LDK - kah Presidenti a kah pragu!!

Nga katër a më shumë kandidatura, delegatët e Kuvendit të LDK kanë vetëm një opsion që e shpëton LDK-në: opsionin e NDRYSHIMIT, tri kandidaturat e tjera janë opsione të PRAGUT (3-5%) dhe kandidatura të vonuara!

Të vonuara sepse gjysagjeli tashmë nuk kryen punë - vetëm ndryshimi i plotë!

Delegatët nuk duhet të dëgjojnë konjukturat - por POPULLIN. Populli ka folë shumë qartë!

Presidenti Rugova asnjeherë nuk ka vepruar kundër vullnetit të popullit!

Por, a ka mbetë kund naj rugovist se!? E shohim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat