Haradinaj: Hapja e ambasadës në Jerusalem nis një kapitull të ri mes dy vendeve

Aktuale

Haradinaj: Hapja e ambasadës në Jerusalem nis një kapitull të ri mes dy vendeve

Më: 14 mars 2021 Në ora: 13:43
Haradinaj: Hapja e ambasadës në Jerusalem nis një kapitull të ri mes dy vendeve

Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka uruar hapjen e ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem.

Ai thotë se me këtë hap ka nisur një kapitull i ri mes dy vendeve.

“Hapja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael, nis një kapitull të ri të raporteve mes dy shteteve e popujve”, tha Haradinaj përmes një deklarate në Facebook.

MPJ-ja e Kosovës njoftoi sot se është hapur zyrtarisht ambasada e Kosovës në Jerusalem. Ky hap vjen edhe përkundër kundërshtimeve nga ana e BE-së, nga Liga Arabe dhe nga Turqia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat