A do ta përkrah Vjosa Osmanin për presidente? Flet Abdixhiku

Aktuale

A do ta përkrah Vjosa Osmanin për presidente? Flet Abdixhiku

Më: 14 mars 2021 Në ora: 16:22
Lumir Abdixhiku

Kryetari i sapozgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas marrjes së drejtimit të partisë, është pyetur nëse deputetët e kësaj partie do të votojnë Vjosa Osmanin për president të vendit.

Abdixhiku premtoi se Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë konstruktive, derisa tha se kryesia e re e merr vendimin.

“Ne do të jemi konstruktiv me të gjitha partitë shqiptare, jo vetëm në Kosovë por edhe rajon.Meqenëse dje janë certifikuar rezultatet dhe sot është zgjedhur kryetari i partisë, ju lus për mirëkuptim, që t’i themelojmë organet e reja, të zhvillojmë konsulta fillimisht të brendshme sepse vendimet tona do të jenë kolektive dhe jo individuale, gjithmonë duke respektuar frymën e kontruktivitetit në skenën tonë politike dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë në këtë drejtim duke marrë parasysh edhe respektin e ndërsjellë që partitë tjera do ta tregojnë për LDK-në”, deklaroi Abdixhiku.

Duke komentuar deklaratat e përfaqësuesit special të Amerikës për Ballkanin, Matthew Palmer se partitë opozitare duhet të qëndrojnë në sallë kur të votohet presidenti, Abdixhiku ripërsëriti se do të sillen në mënyrë konstruktive.

“Edhe unë po them që do të sillemi në mënyrë konstruktive. Qëllimi është që të jemi kontruktivë”, ka thënë Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat