Mustafa: E urova Abdixhikun, e pret një punë e madhe

Aktuale

Mustafa: E urova Abdixhikun, e pret një punë e madhe

Më: 14 mars 2021 Në ora: 16:27
Isa Mustafa

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se e ka uruar Lumir Abdixhikun për pozitën e re si kryetar i partisë.

Mustafa ka thënë se Abdixhikun e pret një punë e madhe tani që është i pari i LDK-së.

“Z. Abdixhiku e pret një punë e madhe. E kam uruar për fitoren dhe uroj të ketë përkrahje të gjerë për të kapërcyar sfidat që e presin”.

“E kam uruar edhe z. Haziri për një përkrahje të rëndësishme që ia dha sot Kuvendi i LDK-së”.

Mustafa e ka komentuar edhe punën e Kuvendit Zgjedhor të mbajtur sot.

“Ishte një Kuvend shumë i mirë, shembull. Gara ishte korrekte, procedurat e rregullta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat