Hoti uron Abdixhikun, njofton se nga sot është pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

Aktuale

Hoti uron Abdixhikun, njofton se nga sot është pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

Nga: A.SH Më: 14 mars 2021 Në ora: 20:09
Visar Hoti dhe Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku doli fitues nga zgjedhjet e brendshme të LDK-së.

Anëtari i LDK-së, Visar Hoti ka uruar Abdixhikun duke njoftuar se gjithashtu do të jetë pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Postimi në Facebook:

Ashtu siç di vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës sot zgjodhi Kryetarin e saj të ri Dr. Lumir Abdixhiku.

Duke njohur Lumin nga afër, e di se ai do të rrjedh aryeshëm pranë njerëzve me simpati të përjetshme për Lidhjen tonë, duke i rikthyer ata e bashkë me ta duke i dhënë vendin meritorë Lidhjes Demokratike, vend të cilin e ka humbur përkohësisht.

Me propozim të Kryetarit dhe me mbështetje të delegatëve nga sot do të jem pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Faleminderim i veçantë edhe për dy kandidatët tjerë z.Lutfi Haziri dhe z. Besian Mustafa, që me kulturën e tyre politike ruajtën vlerat bazë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lum, na priftë e mbara ✌️

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat