FSK: Do t’i vendosim marrëdhëniet ushtarake me Izraelin sa më shpejt që është e mundur

Aktuale

FSK: Do t’i vendosim marrëdhëniet ushtarake me Izraelin sa më shpejt që është e mundur

Më: 14 mars 2021 Në ora: 22:17
FSK

Pas vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem të Izraelit, nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë thënë se së shpejti do t’i vendosin marrëdhëniet ushtarake me shtetin respektiv.

Nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’ në profilin zyrtar të FSK’së, përurohet miqësia mes dy palëve.

“Do t’i vendosim marrëdhëniet ushtarake me Izraelin sa më shpejt që të jetë e mundur. Hap i madh zhvillimtar ndërmjet Kosovës dhe Izraelit”, thuhet në postimin e FSK’së, së cilit ia kanë bashkëngjitur fotografinë e ambasadës së Kosovës të sapovendosur në Izrael.

Kosova iu është bashkëngjitur SHBA’së dhe Guatemalës, duke u bërë tri shtetet e vetme që kanë vendosur objekte diplomatike në Jerusalem, qytetin që është zonë e kamotshme konflikte mes Izraelit edhe Palestinës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat