Enver Hoxhaj tha se kërkoi nga Kurti qartësim në 10 tema: Vjen ‘goditja’ nga zyrtari i VV-së

Aktuale

Enver Hoxhaj tha se kërkoi nga Kurti qartësim në 10 tema: Vjen ‘goditja’ nga zyrtari i VV-së

Më: 15 mars 2021 Në ora: 13:34
Enver Hoxhaj

Vetëm pak minuta pasi ushtruesi i detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj tha se formimin e instutucioneve i kanë kushtëzuar me qartësimin e Kurtit e Osmanit në 10 tema, ka ardhur reagimi i parë nga VV.

"Natyrisht se këtë takim që kishim me Kurtin dhe Osmanin ne do ta diskutojmë në organet e PDK-së dhe mandej do të dalim me qëndrimin tonë se si do të jetë qëndrimi jonë dhe cila do të jetë qasja e PDK-së në raport me krijimin e institucione të reja të Kosovës".

Avni Zogiani nga kjo parti tha se kjo kërkesë e Hoxhajt është me qëllim mbulimin e maskarallëqëve të tyre.”Me fjalë tjera, Enver Hoxhaj po thotë: a doni mi rregullue maskaralleqet që ne i kemi bërë për 20 vjet!”, ka shkruar ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat