Ramush Haradinaj e pranon që nuk e ka shumicën, heq dorë nga posti i presidentit

Aktuale

Ramush Haradinaj e pranon që nuk e ka shumicën, heq dorë nga posti i presidentit

Më: 15 mars 2021 Në ora: 13:51
Ramush Haradinaj, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

(E plotësuar 15:47) - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka hequr dorë nga ambicia për të parin e shtetit. Pas takimit me fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin, lideri i AAK-së tha është në përgjegjësinë e tyre për ta gjetur formulën e zgjedhjes së presidentit, pasi ai nuk e përkrah koncetrimin, siç tha të gjithë pushtetin në dorën e Kurtin.

Para gazetarëve, Haradinaj theksoi edhe se kërcënimi me zgjedhje të reja, në rast të moszgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente, nuk është në favor të askujt.

Haradinaj: Detyra jonë nuk është me përkrah koncentrimin e gjitha pushteteve në dorën e Kurtit

“Fituesit e zgjedhjeve të gjejnë formulën me krijuar qeverinë. Shumicën për presidentin është në përgjegjësinë e tyre, Në këtë rast si AAK nuk e kemi këtë mundësi me krijuar këtë shumicë me dy të tretat në parlament. Ajo çka na mbetet është një rol opozitar në shërbim të vendit...detyra jonë nuk është me përkrah koncetrimin e pushteteve në një dorë. Pra zotëri Kurtin. Populli ia ka dhënë votën, shumicën për krijimin e qeverisë, nuk ia ka dhënë dy të tretat edhe për presidentin. Është përgjegjësi e tyre si e bëjnë dy të tretat e votës, sepse kuorumi është votë. Si AAK do të marrim vendimet në organet e partisë si do të veprojmë në çdo rast”, u shpreh Haradinaj.

Ai tha se fituesit e zgjedhjeve duhet ta implementojnë rezultatin e 14 shkurtit, e jo ta qojnë vendin në zgjedhje të reja.

Haradinaj: Kërcënimi me zgjedhje nuk i shkon përshtati askujt

“Fituesit e zgjedhjeve e mbajnë përgjegjësi me implementu rezultatin, jo me qu vendin në zgjedhje. Kuptohet se kërcënimi me zgjedhje nuk i shkon përshtati askujt. Por si AAK jemi të gatshëm me shku në zgjedhje, jo tash por çdo herë”, tha ai.

Këtë takim me Kurtin, Haradinaj tha se ia ka përmendur edhe metodat e vjetra të përbashkëta të opozitarizimit, për të cilat tha se nuk do t’i përdorë karshi qeverisë së ardhshme.

Haradinaj: I tregova Kurtit se s’do të përdorim metodat e vjetra të opozitarizmit

“Dikur opozitën e kemi bërë së bashku me Kurtin, i tregova atij që nuk do të përdorim ato metodat tona të vjetra të opozitarizimit, që i kemi pas së bashku sepse edhe unë jam plak pak. Nuk mundem më me ato metoda. Por që do të jemi një opozitë me krijuar funksionimin e demokracisë pozitë-opozitë”, tha ai.

Gjatë ditës së sotme, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani kanë pritur në takim edhe liderin e PDK-së, Enver Hoxhaj.

***

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj pas takimit me pretendenten për presidente, Vjosa Osmani dhe kandidatin për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është në përgjegjësinë e fituesve të zgjedhjeve të gjejnë formulën për ta zgjedhur presidentin.

Derisa ka theksuar se nuk është mirë për demokracinë që tërë pushtetet të koncentrohen në një parti.

Sipas tij kërcënimet me zgjedhje të reja në raste të mos zgjedhjes së presidentit nuk i konvenojnë askujt.

“Kanë kërkuar një konstruktivitet në raportet opozitë-pozitë. I tregova Kurtit që nuk mund të përdorim metodat e kaluara të opozitarizmit që kemi pas sëbashku se edhe unë jam plakur pak dhe nuk mundem me ato metoda të atëhershme por që do të jemi opozitë me ua kujtu juve funksionimin e demokracisë pozitë-opozitë. Fituesit e zgjedhjeve e gjejnë formulën me kriju qeverinë, shumicën e qeverisë, 2/3 janë në përgjegjësinë e tyre, ne si AAK nuk e kemi këtë mundësi me kriju 2/3 në parlament dhe ajo që na mbetët është një rol opozitarë funksional në këtë rast, në shërbim të vendit. Detyra jonë nuk është me përkrah koncentrimin e pushteteve me një dorë në këtë rast të zotit Kurti, populli i ka dhënë votën, shumicën për qeveri por nuk ua ka dhënë edhe 2/3 për presidentin është përgjegjësi e tyre se si i bëjnë 2/3 e votës, ne si aleanca do t’i marrim vendimet tona në institucionet tona të partisë”, tha Haradinaj.

I pyetur se a janë të gatshëm për zgjedhje të reja, ai tha se “Kërcënimi me zgjedhje nuk i shkon për shtati askujt por si Aleancë jemi të gatshëm me shku në zgjedhje jo tash por çdo herë”.

Fillon takimi i Osmanit dhe Kurtit me Haradinajn e Selimin

Ka nisur takimi i radhës në Kuvend, në vazhdën e takimeve që ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti po i mbajnë me përfaqësuesit e partive.

Në sallën ku po qëndrojnë Osmani dhe Kurti, tani kanë shkuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe anëtari i Kryesisë së këtij subjekti politik, Selim Selimi.

Paraprakisht, Osmani dhe Kurti janë takuar me kreun e PDK-së, Enver Hoxhaj dhe me sekretarin e kësaj partie, Uran Ismailin.

Ndërsa pritet që takimi me LDK-në të mabhet të premten.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat