Haradinaj lë mandatin e deputetit, ja kush e zëvendëson

Aktuale

Haradinaj lë mandatin e deputetit, ja kush e zëvendëson

Nga: A.SH Më: 15 mars 2021 Në ora: 20:48
Daut Hardinaj

Deputeti i zgjedhur nga AAK, Daut Haradinaj lë mandatin e deputetit për t’i krijuar hapësirë Prof.Dr Shemsedin Dreshajt që të jetë deputet.

Këtë e bëri të ditur përmes një shkrimi në Facebook, duke thënë se, nga tani do të kem mundësi kohore që të jem më prezent nëpër komunat tona pasi që në vjeshtë janë zgjedhjet lokale.

Postimi në Facebook:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, votues të AAK-së!

Dëshiroj të ju falënderoj për besimin e dhënë tash e sa mandate, besim të cilin jam munduar ta kryej me nder duke qenë zëri juaj në Kuvend.

Tash ne rrethanat e reja që jemi, do heqë dorë nga ky mandat për t’i krijuar hapësirë Prof.Dr Shemsedin Dreshajt të jetë deputet, dhe për të pasur mundësi kohore që të jem më prezent nëpër komunat tona edhe për faktin se do kemi zgjedhje në këtë vjeshtë. Po ma kërkon struktura angazhimin në terren dhe nuk dua t’a bëj punën në terren në dëm të mandatit të popullit.

Kolegëve të mi ju dëshiroj suksese në këtë legjislaturë.

Do jemi shumë më të konsoliduar dhe më të përgatitur këtë vjeshtë.

Fituesit të këtyre zgjedhjeve ju uroj suksese.

I juaji,

Daut Haradinaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat