Behgjet Pacolli pendohet për urimin që i kishte bërë Lumir Abdixhikut, e fshin nga Facebooku

Aktuale

Behgjet Pacolli pendohet për urimin që i kishte bërë Lumir Abdixhikut, e fshin nga Facebooku

Më: 15 mars 2021 Në ora: 23:30
Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli duket se i ka rënë “pishman” urimit që i kishte bërë me rastin e zgjedhjes së Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së.

Ai e ka fshirë nga profili i tij, urimin që i kishte bërë Abdixhikut.

Në profilin e tij, nga dita e diele ka mbetur vetëm një fotografi që ai e ka me djalin e tij.

Për më shumë ky ishte urimi i tij që ia kishte bërë dje Abdixhikut:

“Me një besim të fortë se LDK do të kthehet e fortë, unë do të doja të përgëzoja udhëheqësin e ri të sapo zgjedhur të partisë, politikanin e ri e të besueshëm, Lumir Abdixhiku. E ardhmja e Kosovës është brezi i ri!”, kishte shkruar dje Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat