Edhe ditën e dytë e nis me homazhe, Abdixhiku sot në Prekaz

Aktuale

Edhe ditën e dytë e nis me homazhe, Abdixhiku sot në Prekaz

Më: 16 mars 2021 Në ora: 07:15
Lumir Abdixhiku

Pas homazheve të djeshme të varri i presidentit historik, Ibrahim Rugovës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga zyra për informim e LDK-së.

Ky aktivitet do të fillojë në orën 11:00

“Të nderuar, 

Nesër (e martë), me datë 16 mars 2021, në orën 11:00, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. 

Ftohen mediet ta përcjellin këtë ngjarje!” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat