Flasin nga AAK, tregojnë a do ta pranojë Haradinaj postin e Kryeparlamentarit

Aktuale

Flasin nga AAK, tregojnë a do ta pranojë Haradinaj postin e Kryeparlamentarit

Më: 16 mars 2021 Në ora: 11:33
Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është e vendosur që të qëndroj në opozitë dhe të mos pranoj kompromise për të qëndruar në sallë kur votohet Presidenti i vendit.

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Bekë Berisha, i pyetur nëse do të pranojnë pozitën e Kyreparlamentarit si kompromis për kuorumin e Presidentes, tha se në këtë çështje AAK-ja është e prerë dhe nuk lëviz nga qëndrimi.

“Jo, domethënë ne hiq nuk lëvizim veç ashtu qysh kemi thënë në fillim”, ka thënë Berisha për Front Online.

Të hënën Ramush Haradinaj, pas takimit me  kryetarin të VV-së, Albin Kurti dhe kandidates për Presidente, Vjosa Osmani, është shprehur se u takon fituesve të zgjedhjeve të sigurojnë votat për Presidentin dhe se do të jenë opozitë.

Kujtojmë se pas mbledhjes së kryesisë të martën është vendosur që seanca për konstituimin e Kuvendit të mbahet me 22 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat