“Qeveria e Kosovës realizoi 42.7 për qind të Planit të Punës për vitin 2020”

Aktuale

“Qeveria e Kosovës realizoi 42.7 për qind të Planit të Punës për vitin 2020”

Më: 16 mars 2021 Në ora: 12:06
“Qeveria e Kosovës realizoi 42.7 për qind të Planit të Punës për vitin 2020”

Lëvizja Fol ka publikuar raportin e punës së Qeverisë për vitin 2020, sipas të cilët ekzekutivi ka realizuar 42.7 për qind të Planit Vjetor të Punës.

Erblin Hoxha koordinator i projekteve në  FOL tha se janë monitoruar Zyra e Kryeministrit dhe 15 ministritë.

Sipas raportit të FOL ndër ministritë që kanë pasur përqindjen më të lartë të realizimit të punës është ajo për Kthim, e Financave, e Zhvillimit Rajonal, Pushtetit Lokal.

Kurse ministria me realizimin më të ulët të planit të punës është ajo e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kurse në raport nuk ka të dhëna për Ministrinë e Arsimit e cila sipas Hoxhës ka refuzuar të kthejë përgjigje në kërkesën e tyre.

Realizimi i planeve  të punës nga Zyra e Kryeministrit dhe ministritë sipas Fol:

Zyra e Kryeministrit ka realizuar 28 objektiva me  168 aktivitete  apo  48.2

Ministria e Shëndetësisë,  51. 8 për qind,

Ministria e Punës dhe Mirëqenies, 60 për qind,

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, 73.3 për qind,

Ministria e Kulturës Rinisë Sportit, 45 për qind,

Ministria e Punëve të Brendshme, 55 për qind,

Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, 40 për qind,

Ministria e Financave, 80.4 për qind

Ministria e Infrastrukturës, 55 për qind

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, 46.1 për qind

Ministria për Komunitete dhe Kthim, 92 për qind,

Ministria e Zhvillimit Rajonal, 94.5 për qind

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, 37.5  për qind

Ministria e Drejtësisë, 55.6 për qind

Ministria e Pushtetit Lokal, 95.3 për qind.

Ministria e Mbrojtjes, 69.6 për qind

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat