A duhet ta marrin qytetarët vaksinën e AstraZeneca-s, flet infektologu Tolaj

Aktuale

A duhet ta marrin qytetarët vaksinën e AstraZeneca-s, flet infektologu Tolaj

Më: 16 mars 2021 Në ora: 20:42
Ilir Tolaj

Infektologu Ilir Tolaj tha se Kosova nuk duhet të veproj ngjashëm me vendet të cilat po e refuzojnë këtë vaksinë.

Sipas tij, vaksinimi duhet aplikuar me vullnet të lirë të qytetarëve.

Tolaj thotë se Kosova ka një përparësi pasi ka një përqindje më të lartë të moshës së re në krahasim me vendet në rajon.

“Jo nuk rekomandoj që të pezullohet vaksinimi, për dy arsye, së pari vërejtjet në vaksinën Astra Zeneca kanë qenë përpos këtyre rasteve të cilat duhet me pranu që janë jashtëzakonisht të kufizuara në 17 milionë doza të aplikuara, praktikisht janë 40 raste të cilët kanë pasur një mpiksje të gjakut e cila është ndërlidhur me vaksinën, që në përqindje i bie jashtëzakonisht pak, dhe e dyta një vërejtje tjetër që ka qenë niveli i provokimit të imunitetit në veçanti në personat me moshë të shtuar është më e pakte se sa që ishte dashur të jetë”, tha ai.

Në anën tjetër, qytetarët po konsiderojnë se është e panevojshme mbyllja dhe shtrëngimi i masave.

Ata kërkojnë që masat të respektohen dhe të ketë kujdes më të madh nga qytetarët.

Gjatë ditës së martë në Kosovë kanë vdekur 8  persona, dhe janë shënuar 553 raste të reja me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat