Mësohet koha kur mblidhet Grupi Parlamentar i LDK-së

Aktuale

Mësohet koha kur mblidhet Grupi Parlamentar i LDK-së

Më: 17 mars 2021 Në ora: 10:01
LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do t’i mbledhë sot deputetët e LDK-së për herë të parë qëkur mori postin.

Mbledhja do të zhvillohet sot në ora 14:00.

Këtë e ka konfirmuar, Gentiana Azemi, zëdhënëse e LDK-së, pa dhënë detaje të tjera.

Ndryshe, Abdixhiku së bashku me Kujtim Shalën do ta takohen të premten me Albin Kurtin e Vjosa Omanin për të folur rreth çështjes së presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat