​Iniciativa Rome deklarohet pas takimit me Kurtin dhe Osmanin

Aktuale

​Iniciativa Rome deklarohet pas takimit me Kurtin dhe Osmanin

Më: 17 mars 2021 Në ora: 10:47
Foto nga konferenca

(E plotësuar 11:15) - Deputeti goran pas takimit me Kurtin dhe Osmanin: Nuk e shohim bllokadën si metodë për zgjidhje

Kryetari i partisë së goranëve të Kosovës (JGP), Adem Hoxha e ka quajtur konstruktiv takimin me kandidatin për kryeministër, Albin Kurti dhe pretendetën për presidente, Vjosa Osmani.

Ani pse nuk foli për votën e tij, pro ose kundër, Hoxha tha se nuk e shohin bllokadën si metodë për zgjidhjen politike të problemeve.

Derisa kërkoi më shumë mbështetje nga qeveria e ardhshme për komunitetin goran.

Hoxha: Nuk e shohim bllokadën si një metodë për zgjidhjen politike të problemi

“Sot kemi pasur një bisedë me Kryeministrin e ardhshëm dhe Presidentin e ardhshëm, biseda u zhvillua në një atmosferë konstruktive. Ne jemi përfaqësues të popullit goran, dhe mbështesim një shoqëri të sinqertë shumetnike në Kosovë...Ne nuk e shohim bllokadën si një metodë për zgjidhjen politike të problemit. Sigurisht, ne gjithashtu kemi kërkesa minimale, në mënyrë që të rritet barazia edhe në institucionet e Kosovës. Kur bëhet fjalë për punësim, ju e dini që komuniteti goran vuan fatin e komunitetit shumicë, por ne jemi specifik dhe kjo specifikë reflekton se goranët janë një komb i vogël dhe për këtë arsye ne besojmë se shoqëria dhe institucionet e Kosovës janë( përkrahin) komunitetit goran të bëjë diskriminim pozitiv për këtë çështje, të mbijetojmë në ato zona sepse fati i çdo gorani është se kur ti mbushë 18 vjet, të shkojë ne gurbet, ta ndalojmë këtë praktikë dhe shpresoj se do të kemi një mirëkuptim me presidentin dhe kryeministrin, dhe ne të jemi të suksesshëm së bashku në atë rrugë”, tha ai.

***

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d presidentja, Vjosa Osmani, janë takuar sot me përfaqësues të  Iniciativës Rome, lidhur me formimin e institucioneve. 

Deputeti i kësaj iniciative, Fadil Gashi tha se do të vazhdojnë bisedimet me Kurtin, derisa  nuk ka treguar nëse i ka dhënë mbështetje Kurtit për formimin e Qeverisë.

Ata po ashtu theksuan se takimi ishte konstruktiv dhe se beson se do të kenë rezultate pozitive dhe do të punojnë bashkërisht për një program zhvillues për Kosovën.

“Do të flasim sërish me Kurtin, do të vazhdojmë bisedimet…. Kemi pasur takim konstruktiv”, ka thënë ai.

***

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve konsultuese me komunitetet jo shumicë, këtë të mërkurë, janë takuar me përfaqësues të Iniciativës Rome.

Pas takimit para mediave, Gazmend Salijeviq, nga Iniciativa Rome, ka thënë se kishin një takim konstruktiv me Kurtin dhe Osmanin.

“Së bashku do të punojmë për një program zhvillimor për Kosovën.

Ne do të vazhdojmë tutje bisedimet me Z.Kurti për themelimin e Qeverisë”, ka thënë Salijeviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat