Lumir Abdixhiku së bashku me Besian Mustafën presin në takim Ambasadorin Abbott – ja çfarë u bisedua

Aktuale

Lumir Abdixhiku së bashku me Besian Mustafën presin në takim Ambasadorin Abbott – ja çfarë u bisedua

Nga: N. H Më: 17 mars 2021 Në ora: 11:23
Nicholas Abbott, Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami e Besian Mustafa gjatë takimit të sotëm

Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton se sot kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë (Hykmete Bajrami e Besian Mustafa), kanë pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, shkruan “Bota sot”.

Abdixhiku në këtë takim ka falënderuar Ambasadorin Abbott për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha periudhat.

Sipas komunikatës së lëshuar për media, gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi.

Ja komunikata e plotë:

Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Kryetari Abdixhiku e njoftoi Ambasadorin Abbott për synimet dhe programin e tij në LDK dhe qëndrimet e LDK-së rreth situatës aktuale politike në vend dhe formimit të institucioneve të Kosovës.

Kryetari Abdixhiku falënderoi Ambasadorin Abbott për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha periudhat.

Duke e uruar kryetarin Abdixhiku për detyrën e re, Ambasadori britanik Nicholas Abbott, tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të përkrahë institucionet e Kosovës, dhe do të jetë partner në projektet që synojnë zhvillimin e Kosovës, forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe fusha tjera.

Po ashtu gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat