“Zbuluam formulën fituese”, çka po paralajmëron Liburn Aliu nga Tirana?

Aktuale

“Zbuluam formulën fituese”, çka po paralajmëron Liburn Aliu nga Tirana?

Nga: N.Sh Më: 17 mars 2021 Në ora: 18:41
Liburn Aliu dhe Boiken Abazi

Nga Tirana, Liburn Aliu, po paralajmëron për zbulimin e fitores.

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka publikuar një fotografi në Facebook, me Boiken Abazin.

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në zgjedhjet në Shqipëri, Aliu ka vizituar Tiranën, vizitë kjo që sipas tij, do të sjellë ndryshime të rëndësishme në Tiranë.

“Zbuluam formulën fituese.

Me Boikenin, do ta hapim derën e ndryshimeve të rëndësishme në Tiranë e të gjithë Shqipërinë”, ka shkruar Aliu.

Kujtojmë që, para Aliut edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ishte për disa ditë në Shqipëri, ku po bëjë fushatë për LVV-në atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat