Reagon Tërmkolli: Përpjekjen për të më “zhdukur”, pas Isës po e vazhdon Lumiri

Aktuale

Reagon Tërmkolli: Përpjekjen për të më “zhdukur”, pas Isës po e vazhdon Lumiri

Nga: A.Morina Më: 18 mars 2021 Në ora: 11:05
Melihate Tërmkolli

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihat Tërmkolli ka reaguar ashpër pasi u la jashtë Këshillit Drejtues të LDK-së.

Tërmkolli tha se kjo është një përpjeke e Isa Mustafës dhe Lumir Abdixhikut për ta ‘zhdukur’ atë nga politika.

“Diferencimi ideo-politik dhe përpjekja për të më "zhdukur", po vazhdon. Pas Isës & Co, tani halli i Lumirit!”, shkroi ajo në Facebook, përcjell “Bota sot”

Postimi i plotë

Diferencimi ideo-politik dhe përpjekja për të më "zhdukur", po vazhdon. Pas Isës & Co, tani halli i Lumirit!

Edhe në 1989-tën më diferencoi deri në "zhdukje" politika gjenocidale e Millosheviqit të cilës i shërbente Isa, që natyrshëm e vazhdon Lumiri.

Eu, eu, ku kemi ra

#MT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat