Ahmeti: Ky kombinim ia siguron Osmanit votat për presidente, por del një problem i madh

Aktuale

Ahmeti: Ky kombinim ia siguron Osmanit votat për presidente, por del një problem i madh

Nga: A.Zh Më: 18 mars 2021 Në ora: 17:44
Vjosa Osmani

Analisti dhe opinionisti shqiptar Xhemal Ahmeti, ka thënë se pas vendimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, për të mos e përkrahur Vjosa Osmanin për presidente, mbetet vetëm një kombinim.

Kombinimi Lëvizja Vetëvendosje, Lista serbe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Komunitetet, me 86 vota, do t’ia siguronte Osmanit votat për presidente.

Por, sipas Ahmetit, ky kombinim do të ishte vetëvrasës, pasi sipas tij kompromisi me Listën serbe dhe Damkat është problem i madh, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se Osmani duhet të bëhet kryetare Kuvendi ose Ministre e Punëve të Jashtme, ndërsa pozita e presidentit t’i jepet një intelektuali neutral.

Reagimi i Ahmetit në Facebook:

Faktet (aktuale) janë këto:

Pas vendimit të dy partive LDK dhe PDK që mos ta përkrahin Osmanin për presidente zgjedhja e saj është e mundshme vetëm me këtë kombinim:

LVV+LS+AAK+KOM = 86 vota. Ky mirëpo do të ishte një kombinim vetëvrasës. Të bësh kompromise me LS dhe Damkat është problem i madh. AAK tarifën do ta ndjente në zgjedhjet komunale.

Çka mbetet është varianti:

Vjosa të shkojë si MPJ ose kryetare Kuvendi.

Presidenti të jetë një intelektual neutral që më në fund do ta stabilizonte pozitën e keqpërdorur deri tash.

Kosova s'ka kohë të zbavitet me persona dhe pozitat e tyre. Edhe një palë zgjedhje nuk do t'i ndihmonin askujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat