‘Pse Shaban Gogaj gjuajti me armë?’ Avokati Berisha: Sepse ishte dita më e lumtur e tij

Aktuale

‘Pse Shaban Gogaj gjuajti me armë?’ Avokati Berisha: Sepse ishte dita më e lumtur e tij

Më: 18 mars 2021 Në ora: 21:24
Besnik Berisha

Besnik Berisha, avokati i të dyshuarit Shaban Gogaj për vrasjen e Agonis Tetajt ka vazhduar të mbrojë klientin e tij e njëjkohësisht të arsyetojë për veprimin e rëndë para tri viteve në Deçan.

Berisha kur pyetet pse Gogaj ka gjuajtur me armë drejt Tetajt, ai përgjigjet:

‘’Ka qenë dita më e lumtur e jetës së tij. Nëse e ke një revole me gaz, aso e shtynë edhe nën sofër sepse e njëjta nxjerr vetëm flakë edhe gaz. Shabani është i bindur se ka qenë arma me gaz, nuk ka pasë qëllim e as dashje e as dijeni se ajo vret dikë tjetër. Ka qenë vetëm pakujdesi’’, ka thënë ai në Prime Time.

Ndërkohë janë publikuar video nga shumë kënde në vendin e ngjarjes dhe ende ka shumë paqartësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat