Duriqi: Qaq sa po shqetësohet vrasësi në video, unë shqetësohna kur e humbi shkrepësen

Aktuale

Duriqi: Qaq sa po shqetësohet vrasësi në video, unë shqetësohna kur e humbi shkrepësen

Më: 18 mars 2021 Në ora: 21:34
Visar Duriqi

Gazetari Visar Duriqi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka reaguar për komentet e shumta rreth vrasjes së Agon Tetajt në Deçan në vitin 2018.

Ai ka shprehur dyshime për konstatimet e mbrojtjes së dorasit, të cilët kanë deklaruar se vet i akuzuari ishte shqetësuar për ngjarjes, pasi që sipas tyre vrasja ka ndodhur pa dashje.

‘’S’po flas për kurrgjë fetare, veç njerzillëk. Është vra një njeri i pafajshëm në vendin e tij të punës. Qaq sa po duket që vrasësi është shqetësu në ato momente, unë në atë mënyrë, bile edhe më shumë shqetësohem kur e humbi shkrepsën ose çelësat. Besoj madje nuk jam as i vetmi. Çu prej karrigës, preke pak kryet: tash je i pafajshëm. Marre”, ka shkruar Duriqi.

Kujtojmë se reagimet për vrasjen e Agon Tetaj kanë ardhur pasi prokurori i rastit e ka ri-cilësuar lëndën nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje nga pakujdesia”.

Postimi i plotë:

Videoja shtesë e vrasjes, e nxjerrë nga mbrojtja e vrasësit kinse vrasësi qenka shqetësuar kur ia ka marrë jetën viktimës me armë zjarri është edhe një tregues që plotë njerëzve në këtë vend përnjeme u ka humbur komplet njerzillëku. S’po flas për kurgjë fetare, veç njerzillëk. Është vra një njeri i pafajshëm në vendin e tij të punës.

Qaq sa po duket që vrasësi është shqetësu në ato momente, unë në atë mënyrë, bile edhe më shumë shqetësohem kur e humbi shkrepsën ose çelësat. Besoj madje nuk jam as i vetmi. Çu prej karriges, preke pak kryet: tash je i pafajshëm. Marre

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat