Maxharraj: Ramushi është bërë lypsar i madh dhe gjuetar i posteve të ndryshme politike

Aktuale

Maxharraj: Ramushi është bërë lypsar i madh dhe gjuetar i posteve të ndryshme politike

Nga: H.O. Më: 19 mars 2021 Në ora: 09:08
Ramush Haradinaj

Opinionisti dhe publicisti Binak Maxharraj në një shkrim autorial dërguar redaksisë ka komentuar ‘luftën’ për pozitën e presidentit. Ai ka komentuar bindjet dhe tentimet e Ramush Haradinajt për tu bërë i pari i vendit, e poashtu edhe fitoren e Vjosa Osmanit bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje.

Maxharraj thotë se derisa Haradinaj ka dalë i lavdishëm nga lufta, në paqe nuk po gjendet si duhet. Sipas tij, është bërë një ‘lypsar i madh dhe gjuetar i posteve të ndryshme politike dhe shtetërore të cilat nuk i fiton me meritë’.

Poashtu, Maxharraj ka komentuar edhe deklaratat e Isa Mustafës.

“Isa Mustafa para zgjedhjeve në LDK nga inati që Vjosa e përplasi LDK-në për tokë duke e përgjysmuar atë”, thotë Maxharraj.

Shkrimi i plotë:

RAMUSHI ËSHTË BËRË SI PËR GJYNAH.

Më të ardh jo vetëm keq por edhe gjynah se në çfarë gjendje ka rënë kryetari i AAK-së Ramush Harajdinaj. Ky njeri që doli i lavdishëm nga lufta duke flijuar edhe anëtarët e familjes për lirinë e Kosovës, tash në paqe hiq nuk po mundet të gjendet si duhet. Gjatë gjithë këtyre viteve në liri, në tranzicion është bërë lypsar i madh dhe gjuetar i posteve të ndryshme politike dhe shtetërore të cilat nuk i fiton me meritë por pret të bën sebep ndonjë parti për të ia dhuruar ndonjë post. Kështu ky njeri bëhet patericë e partive tjera gati pas çdo zgjedhjeve nacionale. Ishte i madhërishëm kur për tri vite me dinjitet, me protesta e mbrojti Çakorrin, por e mashtuan apo u mashtru nuk e di por posa ia dhanë postin e Kryeministrit, Çakorri humbi sot e kësaj dite nuk është i yni por i Malit të Zi i bijëve të Mark Milanit i cili kurrë gjatë historisë nuk mundi me luftë me e marrë sepse atë e mbronin kreshnikët e Rugovës.

Ramushi duke vrapuar pas posteve e ka harruar partinë e vetë dhe se ka harruar se vetëm partia e tij zhvillimi i saj, rritja e saj mund t’i sjellë poste politike e shtetërore. Duke vrapuar si lypsar i posteve ai edhe e përgjysmontë partinë e tij e cila ra në vetëm 8 deputetë ose 7%, për këtë rënie drastike të AAK ai është dështë të jep përgjegjësi para partisë së vetë. Por se di prapë vëmendjën dhe aktivitetin e tij po e drejton për me u ba President i Kosovës, nuk la gurë pa rrotullu që gjysmë viti për tu bërë President, të gjithë po e mashtrojnë, ky sikur ka harruar se kaçiku i partisë së tij është shumë i vogël në skenën politike për me ia mundësu për me u bërë Presdident. Por ,nuk ç’kapët, thotë dua gjithsesi me u bërë Presidenti i vendit.

Por me fitoren e koalicionit LVV dhe Lista “Beso” me 50,28% iu këputën definitivishtë shpresat për postin e presidentit sepse presidenti i takon këtij koalicioni fitues të zgjedhjeve, ose thënë ndryshe Vjosa Osmanit për të cilën votuan mbi 300 mijë votues, pra e vetme mori 2,5 gjysmë vota se sa PDK, LDK dhe AAK. Kështu qe posti i presidentit i takon asaj dhe vetëm asaj sepse kështu votoi sovrani. Por këto parti që i dënoi sovrani për keqmenaxhimin e pushtetit duke e vjedhë e plaqkitë, duke u pasuruar në kurriz të popullit secila më shumë se tjera, këto ditë në vend se të turpërohen për humbjet e tyre katastrofale dhe të ulën dhe të gjykojnë vetvetën sepse u ndodhi kështu, ato janë bërë tokë për të penguar formimin e institucioneve shtetërore sipas votës së sovranit. Të gjitha si në kor deklarohen më shumë nga inati se nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin për Preseidente, nuk do të ia bëjnë kourumin. I pari ia nisi Isa Mustafa para zgjedhjeve në LDK nga inati që Vjosa e përplasi LDK-në për tokë duke e përgjysmuar atë. Thuje se këtij krroçanit i ka fajë Vjosa, se i kanë fajë votuesit që e votuan duke ia dhënë mbi 300 mijë vota, duke harruar i gjori prapaskenat bizarre që ia bëri LDK për dhjetë vite duke i anashkaluar qëndrimet dhe parimet e LDK-së në përqafim të PDK, SHIK-ut dhe Hashim Thaçit. Kësaj loje bizare iu është bashkuar edhe PDK e gjorë e cila ka mbet që as era mos me i ardh parti e cila gjatë këtyre 20 viteve në emër të UÇK nuk la për fytyrë tokë pa bërë në drejtim të shkatërrimit të shtetit duke e vjedhë dhe plaqkitë, dhe me të drejtë e quajnë edhe parti të hajnave, sepse krimi i organizuar, korrupsioni e kanë burimin në këtë pronto parti. Edhe këta në vend se të ulën të kqyrën në pasqyrë vetëvetën se ku janë, pse erdhën në këtë situatë të mjerueshme me humbje katastrofale në zgjedhjet e fundit.

Në vend se të ulin kokën nga dëshprimi këta prapë në stilin e tyre se kush jemi na, qesin shkelma anash dhe pengojnë me çdo kusht formimin e institucioneve të shtetit sipas verdiktit të popullit, duke qitë ndërskamca se nuk e votojmë Vjosa Osmanin për president, gjoja sipas tyre nuk qenka unifikuese, kurse Hashim Thaçi i tyre ishte kryesisht përqarës i skenës politike, e jo unifikues, kjo tregon se askush nga partitë nuk ia shkelte pragun e derës në Presidencë e tash na shesin mend e kokorizën së bashku me atë Enver Hoxhaj i cili aksidentalisht i ra hise të jetë përkohësishtë U/D të PDK.

Por shumë e çuditeshme dhe irituese është deklarata e ish-kryeministrit Ramush Harajdinajt kur deklaroi se AAK nuk ka votë për Vjosa Osmanin, bile theksoi edhe se nuk do të ia bëjnë kuorumin për zgjedhjen e Osmanit. Pra, një bojkot inatesh i opozitës në zgjedhjen e organeve të pushtetit sipas votës së popullit. Janë mesuar këta të gjorët institucionet me i formu me pazare të ndryshme mes vete, por tashti populli i qiti jashtë lojës dhe kanë mbetë si pulat e lagëta pa kry. Dihet se këta të gjorë nuk pyetën për formimin e Qeverisë Kurti II e cila do të formohet të hënën që vjen, sepse ky koalicion LVV-Lista “Beso”i kanë votat e mjaftueshme për formimine qeverisë. Por këta siç theksova po nxjerrin spica rreth zgjedhjes së presidentit të vendit duke mos e dhënë as votën e duke mos e bërë kuorumin mbi 80 deputet të pranishëm në sallë. Por, kjo është veç një lojë e tyre politike për ta tërheqë vëmendjen nga humbjet e tyre katastrofale. Ata e dinë mirë se Kushtetuta e Kosovës i obligon deputetët që të jenë të pranishëm në sallë për ta bërë kuorumin. Se ata duhet të qendrojnë në sallë është edhe vendim i SHBA mikut tonë të madh që na e dha lirinë së bashku me UÇK-në. Mattheë Palmer nga Departamenti i Shtetit të Amerikës special qëndroi këto ditë në Kosovë dhe ua bëri më dije të gjithë liderëve politik veç e veç se duhet të qëndrojnë në sallë kur votohet presidenti. Pra, luaje mace kryet e bullit, sepse SHBA do përmbylljen e rezultetit të zgjedhjeve me formimin e institicioneve të shtetit jo të merret me budallakit e liderëve tanë. Ata nuk donë që Kosova të shkojë përsëri në zgjedhje. Këtë e dijnë edhe vetë liderët tanë se shkuarja në zgjedhje do të jetë edhe fundi i tyre politik sepse votuesit e tyre do të përgjysmoheshin duke i rrezikuar këto parti të zhdukën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat