Loshi përmend kontratën e Vetëvendosjes me Vjosa Osmanin, flet edhe për mundësinë e zgjedhjeve të reja

Aktuale

Loshi përmend kontratën e Vetëvendosjes me Vjosa Osmanin, flet edhe për mundësinë e zgjedhjeve të reja

Nga: A.Morina Më: 19 mars 2021 Në ora: 15:38
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Liri Loshi, ka reaguar lidhur me debatet për postin e presidentit të vendit.

Loshi tregoi se Murat Jashari nuk është kandidat për president, pasi VV ka marrëveshje me Vjosa Osmanin.

“Vetëvendosje ka kontratë me Vjosa Osmanin, jo me Murat Jasharin. Populli e ka hapur zemrën për Vetëvendosjen”, shkroi Loshi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Vetëvendosje ka kontratë me Vjosa Osmanin, jo me Murat Jasharin. Populli e ka hapur zemrën për Vetëvendosjen. Ma mirë mos me shku në zgjedhje se përnjëmend dikush rrëzohet keq e s’mundet ma kurrë me u çu!

Po ani more, qysh të doni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat