Xharra: Kurti ka futur antisemitë dhe pro-Erdoganistë në listën e tij

Aktuale

Xharra: Kurti ka futur antisemitë dhe pro-Erdoganistë në listën e tij

Më: 19 mars 2021 Në ora: 22:23
Arbana Xharra

Në listat e Vetëvendosjes ka persona antisemitë dhe pro Erdoganit.

Kështu u shpreh në një intervistë për të RTV Ora gazetarja nga Kosova Arbana Xharra.

Teksa u ndal te deklaratat e kryeministrit të ardhshëm Albin Kurti lidhur me ambasadën e Kosovës në Izrael, Xharra e quajti diçka të tmerrshme.

“Unë mbi 10 vite merrem me ndikimin e Turqisë. Shumë faktorë kanë bërë që të krijohet një ambient i përshtatshëm për Turqinë që të shtrijë ndikimin në Kosovë. Sidomos gjenerata të reja që janë tërësisht të izoluara në pamundësi për të dalë jashtë Kosovës. Është krijuar kjo situatë dhe normalisht dhe tash shohim një flirt haptazi të kryeministrit të ardhshëm Kurti, i cili shkoi te ambasadori turk dhe tha se do të rishikojë edhe një herë çështjen e ambasadës së Kosovës në Izrael. Kjo është e tmerrshme. Nuk di çfarë të them. Duke i dërguar një mesazn Erdoganit dhe duke e ditur sa do të na dëmtojë në këtë moment“, u shpreh ndër të tjera ajo.

“Ne duhet të jemi falenderues ndaj SHBA-ve që na mundësuan këtë njohje nga Izraeli“, vijoi më tej Xharra.

Sipas Xharrës, afrimi i Kurtit me Erdoganin lidhet me faktin se në Kosovë presidenti turk ka një numër të lartë mbështetësish.

“Kurti në listën e tij ka futur njerëz antisemit, pro Erdoganit. Veç faktit se ai është i vetëdijshëm për numrin e madh të votuesve që janë mbështetës të Erdoganit. Këto investime dhe kjo shtrirje është bërë në mbi 10 vitet e fundit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat