“LVV+LDK+KO”, Ahmeti: LDK-ja do ta bëjë Vjosën presidente, me këtë kusht

Aktuale

“LVV+LDK+KO”, Ahmeti: LDK-ja do ta bëjë Vjosën presidente, me këtë kusht

Nga: A.Zh Më: 20 mars 2021 Në ora: 14:08
Lumir Abdixhiku, Vjosa Osmani; foto lilustrim nga "Bota sot"

Analisti dhe opinionisti shqiptar Xhemal Ahmeti, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, do t’ia jap Vjosa Osmanit, votat për t’u zgjedhur presidente.

Ahmeti, në një postim në Facebook, ka thënë se LDK-ja do ta bëjë këtë gjë, pasi Osmani t’i garantojë asaj që do të kthehet në LDK, përcjell Bota sot.

Sipas tij, kombinimi LVV-LDK-Komunitet, ia sigurojnë Osmanit 83 vota.

Postimi i Ahmetit në Facebook:

Gjendja aktuale:

LDK e bën Vjosën presidente pas garantimit se kthehet në LDK me listën e saj. Kështu që: durim edhe ca ditë dhe institucionet i keni. LVV+LDK+KO= 58+15+10= 83. Tjerat janë zbavitje për popull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat