Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur sot nënkryetarët, anëtarët e Kryesisë, Shefin e Grupit Parlamentar dhe sekretarin organizativ.
Mirëpo, menjëherë lidhur me këto emërime, ka reaguar ashpër zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova.
Ish-deputeti Rugova përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kjo është Kryesia më e dobët që LDK-ja ka pasur ndonjëherë.
“Reciklim i partisë ORA, distancim nga Presidenti Rugova, tentim transformim i partisë në servis të RINVEST-it”, ka shkruar Rugova në Facebook.
Ja postimi i tij:
Kryesi më të dobët, LDK nuk ka pasur kurrë.
Reciklim i partisë ORA, distancim nga Presidenti Rugova, tentim transformim i partisë në servis të RINVEST-it.
TURP!