Kryesia e re, vjen reagimi nga Gani Geci: LDK tani i ka dy alternativa: Ta propozojë Murat Jasharin për president ose...

Aktuale

Kryesia e re, vjen reagimi nga Gani Geci: LDK tani i ka dy alternativa: Ta propozojë Murat Jasharin për president ose...

Nga: P.R Më: 20 mars 2021 Në ora: 17:33
Gani Geci

Pas zgjedhjes së kryetarit, Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme ka zgjedhur kryesinë e re, kryesi kjo e propozuar nga kryetari Lumir Abdixhiku dhe e votuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.

E menjëherë ka ardhur edhe reagimi nga Gani Geci, ish deputet i LDK-së.

Sipas Gecit, LDK tani i ka dy alternativa.

“E para alternativë e LDK-së është që ta propozon Murat Jasharin, si kandidat konsensual dhe ata që dalin kundër Murat Jasharit, dalin kundër vetvetes dhe propozimeve të veta para disa muajve. Nëse LVV nuk e voton Murat Jasharin President bie në ujë i gjithë patriotizmi verbal dhe del sheshazi se ata nuk kanë dallim fare nga PDK-ja, nëse nuk e votojnë Murat Jasharin për president. Alternativa e dytë, të bisedohet me Vjosa Osmanin që ajo ti ketë votat për presidente nga LDK me kusht që deputetët e listës GUXO të kthehen në LDK”, ka shkruar Geci, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës pas zgjedhjes kryetar të ri Lumir Abdixhikut, dhe pas zgjedhjes së kryesisë së re duket se ka bërë ndryshime të mjaftueshme dhe tani qartazi po tregon se nuk është parti që e bllokon formimin e institucioneve.

LDK tani është deklaruar haptas se do të jetë parti opozitare dhe do të jetë opozitë konstruktive dhe aktive.

Duke ditur se moszgjedhja e presidentit në afate kushtetuese, vendi shkon përsëri në zgjedhje, atëherë LDK duhet që para publikut dhe elektoratit tonë te paraqes alternativat e saj:

LDK i ka dy alternativa politike.

E para alternativë e LDK-së është që ta propozon Murat Jasharin, si kandidat konsensual dhe ata që dalin kundër Murat Jasharit, dalin kundër vetvetes dhe propozimeve të veta para disa muajve.

Nëse LVV nuk e voton Murat Jasharin President bie në ujë i gjithë patriotizmi verbal dhe del sheshazi se ata nuk kanë dallim fare nga PDK-ja, nëse nuk e votojnë Murat Jasharin për president.

Alternativa e dytë, të bisedohet me Vjosa Osmanin që ajo ti ketë votat për presidente nga LDK me kusht që deputetët e listës GUXO të kthehen në LDK.

Tanimë dihet se Vjosa Osmani po pretendon se do të bëhet presidente, por pa prezencën e LDK-së në sallë nuk mund të bëhet dhe duke e ditë LDK është parti opozitare e në partitë politike, partitë opozitare nuk japin vota bllanko në asnjë vend demokratik, atëherë në bazë të votave 2019 -2021 po shihet se Vjosa Osmani i ka marr me vete mbi 100 mijë vota tonat dhe i ka dërguar në LVV dhe në VV me ato vota i ka 7 deputetë.

Tani LDK duhet të ofrojnë alternativën e dytë të pranueshme për ta votuar Vjosa Osmanin presidente.

Që deputetët e listës Vjosa të cilët nuk dëshirojnë të bëhen ministra, por dëshirojnë të mbesin deputet ti kthehen gjenezës së tyre partiake LDK-së, pra me marrëveshje të shkruar të kthehen dhe ti bashkëngjiten GP të LDK-së, sepse ashtu e kështu Vjosa kur bëhet Presidente ata nuk mund të kenë grup parlamentar por do të shkrihen në VV.

E në këtë formë LDK edhe pa AKR do ti ketë mbi 19 deputetë edhe nëse ndonjëri nga deputetët e Vjosës bëhet ministër.

Në këtë mënyrë kthehet LDK në frymën e bashkimit, do të jetë më e fortë për zgjedhjet lokale dhe nacionale.

Presidentja nuk mundet me ushtru detyrë partiake as mu përzi në politikë, por është garantuese e Kushtetueses.

LDK qysh në start fillon këndelljen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat