Buzhala: Abdixhiku duhet t’a votojë Osmanin për presidente, vetëm kështu e rikthen LDK-në

Aktuale

Buzhala: Abdixhiku duhet t’a votojë Osmanin për presidente, vetëm kështu e rikthen LDK-në

Nga: A.Zh Më: 20 mars 2021 Në ora: 22:41
Lumir Abdixhiku, Vjosa Osmani; foto lilustrim nga "Bota sot"

Zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, duhet t’ia bëjë kuorumin dhe votat për presidente, Vjosa Osmanit.

Ai ka thënë se kjo është e vetmja mënyrë që kryetari i ri i LDK-së Lumir Abdixhiku, ta rikthejë këtë parti, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Abdixhiku duhet ta respektojë vullnetin e popullit e jo të mbrojë politikën e vjetër.

Reagimi i Buzhalës në Facebook:

Lumiri duhet t'ia bëjë kuorumin Vjosës e qe besa edhe ta votojë. Kjo është mënyra me e rikthy LDK-në. Kjo nuk e bën patericë të Albinit dhe Vjosës, por patericë të vullnetit të popullit.

Ai që e ndjek dhe respekton atë vullnet, gjithmonë del fitues. Ata që po shpikin paterica tjera, janë duke e mbrojtë me çdo kusht politikën e vjetër dhe duke tentuar ta bëjnë atë patericë të krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat