16 vjet nga ndarja e Komandant Plakut

Aktuale

16 vjet nga ndarja e Komandant Plakut

Më: 21 mars 2021 Në ora: 09:32
Xheladin Gashi-Plaku

Sot bëhen 16 vite prej ndarjes nga jeta të gjeneral Xheladin Gashi-Plakut.

Plaku ishte njëri nga themeluesit e celulave të para të UÇK-së, si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm që nga themelimi i UÇK-së.

Komandant Plaku ka vdekur në vitin 2005 kurse në atë kohë ka qenë në krye të Shoqatës “Miqtë e TMK-së”. Me emrin e tij është emëruar Shkolla Fillore në Komoran, në të cilën shkollë Plaku ishte nxënës dhe po ashtu për shumë vite ka punuar si mësimdhënës. Ndërsa ish-Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga e dekoroi me medaljen “Heroi i Kombit”.

Gjeneral Xheladin Gashi-Plaku u lind më 25 maj 1946 në Komoran. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, kurse shkollimin sipëror në Universitetin e Shkupit në Degën Biologji- Kimi.

Pas mbarimit të studimeve, ai filloi punën si mësimdhënës në shkollën “Bajram Curri” në Nekovc të Drenicës, ku më vonë ishte edhe drejtor i kësaj shkolle. Më vonë, ai vazhdoj punën si pedagog në Komoran, të cilën e kreu gjithnjë paralel me veprimtarinë e tij patriotike ilegale.

Vdekja e gjeti në krye të shoqatës “Miqtë e TMK-së”. Me emrin e tij është emëruar shkolla fillore në Komoran, kurse presidentja e vendit, Atifete Jahjaga e ka dekoruar me medalen ‘Heroi i Kombit”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat