Përfundon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, Konjufca tregon se kur do të votohet qeveria

Aktuale

Përfundon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, Konjufca tregon se kur do të votohet qeveria

Nga: Bota sot Më: 22 mars 2021 Në ora: 06:33

(E plotësuar 12:28) - Është bërë e ditur se sot në ora 16:00 do të thirret seanca për votimin e Qeverisë Kurti 2.

Kjo është bërë e ditur nga disa zyrtarë të VV-së.

Kjo gjë nuk është mohuar as nga Kurti e as nga Konjufca që sot do të thirret seanca për formimin e Qeverisë.

Të dy këta kanë thënë se shumë shpejt do të dalin me një njoftim zyrtarë.

Vjosa Osmani i dorëzon detyrën e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës

Vjosa Osmani, i ka dorëzuar detyrën e kryetarit të kuvendit, kryetarit të ri të zgjedhur, Glauk Konjufcës.

Ajo e ka uruar për detyrën e re, derisa i ka uruar suksese në këtë detyrë, përcjell Bota sot.

Ajo ka thënë se ai ka qenë deputet shembull për tërë këto legjislatura.

Ndërsa Konjufca e ka lavdëruar për punën që ka bërë ajo si kryetare e kuvendit dhe si u.d e presidentes, po ashtu i ka thënë se do të jetë presidente e ardhshme./BS/

Image

***

Ka përfunduar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, në të cilën u bë edhe betimi i deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës si dhe u zgjodh Kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët.

Me të marrë postin drejtues të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u deklarua ku tha se do të jetë i njëjtë me të gjithë deputetët, pavarësisht partive.

Porn ë fund të deklarimit, Konjufca tha se lidhur me seancën e formimit të Qeverisë së Kosovës do të ketë një njoftim tjetër.

Pavarësisht se sot u raportua për mundësinë e formimit të Qeverisë së Kosovës gjatë pasdites e për një gjë të tillë u deklarua edhe lideri i VV-së, Albin Kurti, Konjufca me gjasë e bëri të ditur se një gjë e tillë nuk është gati.

“Kurse për seancën e zgjedhjes së qeverisë, do t’ju lajmërojmë me kohë”, shtoi ai.

***

Këta janë tre nënkryetarët e Kuvendit nga LVV, PDK dhe LDK

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë bërë sot betimin.

Pas kësaj, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit.

E pas zgjedhjes së tij, janë zgjedhur dhe tre nënkryetarë nga LVV, PDK dhe LDK.

Saranda Bogjuevci është zgjedhur nënkryetare e LVV-së, Bedri Hamza nënkryetar nga radhët e PDK-së dhe Kujtim Shala nga LDK, shkruan Bota sot.

​Glauk Konjufca zgjedhet kryetar i Kuvendit

Me propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës.

Pro zgjedhjes së Konufcës kanë votuar 69 deputetë, 33 kundër.

Glauk Konjufca është lindur në korrik të vitit 1981, në Prishtinë. Ka përfunduar studimet e Filozofisë në Fakultetin Filozofik, në Universitetin e Prishtinës.

Është aktivizuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE! që në fillimet e saj. Është studiues i filozofisë dhe ndërmjet shumë shkrimeve në këtë fushë, ka botuar librin “Huti i minervës fluturon në muzg G.Ë.F. Hegel”. Në vitin 2010 u zgjedh deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në legjislaturën e IV-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në vitin 2011-2014 ishte nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në vitin 2014 u zgjedh deputet dhe u emërua si shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në të njejtin vit ai u emërua si Nënkryetar i Kuvendit deri me 12 mars 2015. Në legjislaturën e V-të ishte zv. Kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukrurë, Tregti dhe Industri në Kuvendin e Kosovës. Në legjislaturën e VI-të ai u zgjedh Kryetar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe ishte anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik dhe Komisionit për Punë të Jashtme.

Në zgjedhjet e tetorit të vitit 2019, z. Konjufca u zgjedh deputet dhe me 26 dhjetor të po atij viti ai u propozua dhe u zgjedh Kryetar i Kuvendit të Kosovës deri me 3 shkurt 2020. Me formimin e Qeverisë Kurti, Glauk Konjufca emërohet si Ministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës deri në qershor të vitit 2020.

Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Betohen deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës

Mbi 100 deputetë të Kuvendit të Kosovës janë betuar sot për një legjislaturë të re parlamentare.

Në seancën e drejtuar nga deputeti më i moshuar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari është bërë betimi i deputetëve të cilët nënshkruan betimin ku edhe deklarohen se do të punojnë në interes të Kosovës në respektim dhe mbrojtje të kushtetutshmërisë, transmeton lajmi.net.

120 deputetët e pranishëm sot në sallën e Kuvendit janë të zgjedhurit e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane.Betohem“, thuhet në betimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe tash e tutje në Kuvendin e Kosovës do të jetë 58 deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, 19 nga Partia Demokratike e Kosovës, 15 nga Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe tetë deputetë nga AAK dhe një numër i madh i deputetëve nga përfaqësuesit e komuniteteve.

Image

***

Me propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës.

Pro zgjedhjes së Konufcës kanë votuar 69 deputetë, 33 kundër, asnjë abstenim.

***

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka propozuar Glauk Konjufca kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Glauk Konjufca është lindur në korrik të vitit 1981, në Prishtinë. Ka përfunduar studimet e Filozofisë në Fakultetin Filozofik, në Universitetin e Prishtinës.

Është aktivizuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE! që në fillimet e saj. Është studiues i filozofisë dhe ndërmjet shumë shkrimeve në këtë fushë, ka botuar librin “Huti i minervës fluturon në muzg G.Ë.F. Hegel”. Në vitin 2010 u zgjedh deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në legjislaturën e IV-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në vitin 2011-2014 ishte nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në vitin 2014 u zgjedh deputet dhe u emërua si shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në të njejtin vit ai u emërua si Nënkryetar i Kuvendit deri me 12 mars 2015. Në legjislaturën e V-të ishte zv. Kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukrurë, Tregti dhe Industri në Kuvendin e Kosovës. Në legjislaturën e VI-të ai u zgjedh Kryetar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe ishte anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik dhe Komisionit për Punë të Jashtme.

Në zgjedhjet e tetorit të vitit 2019, z. Konjufca u zgjedh deputet dhe me 26 dhjetor të po atij viti ai u propozua dhe u zgjedh Kryetar i Kuvendit të Kosovës deri me 3 shkurt 2020. Me formimin e Qeverisë Kurti, Glauk Konjufca emërohet si Ministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës deri në qershor të vitit 2020.

Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Betohen deputetët e legjislaturës së tetë 

Deputetët e rinj të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës janë betuar se do të punojnë për popullin dhe shtetin e Kosovës.

​120 deputetët e zgjedhur vlerësohen të vlefshëm

Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve ka konstatuar vlefshmërinë e mandateve të 120 deputetëve të zgjedhur, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kryesuesi i këtij komisioni, Adnan Rrustemi rekomandoi seancën për vazhdimin e hapave të mëtejmë për konstituimin e legjislaturës së tetë.

Kuvendi shkon në pauzë 20 minutëshe

Pas formimit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi ka shkuar në pauzë 20 minutëshe.

Përshëndetjet e “ngrohta” të Osmanin dhe Konjufcës me liderët e partive opozitare

Dy deputetët e zgjedhur nën listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe Vjosa Osmani kanë biseduar shkurtazi me liderët e partive opozitare.

Image

Konjfuca në sallën e Kuvendit u pa duke diskutuar me kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj, ndërsa Osmani e cila është edhe ushtruese detyre e presidentit u përshëndet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Image

Ndërkohë që pas formimit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi ka shkuar në pauzë 20 minutëshe.

Kuvendi gazmor: Deputetët shpërthejnë në të qeshura pas kësaj fjalie të Krasniqit

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, po vazhdon me zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Verifikimin e mandateve të deputetëve.

Kur Elbert Krasniqi i IRDK-së, deklaroi kështu, e gjihë salla shpërthei në të qeshura:

“Të nderuar deputetë, IRDK ështe me vetëm një deputet, kështu që edhe kësaj here vetëpropozohem: Elbert Krasniqi”.

Seanca po vazhdon.

Image

***

​​Është formuar Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve të zgjedhur, në seancën konstituive të legjislaturës së tetë.

Ky komision do të përbëhet nga një anëtarë nga secili parti parlamentare.

Nga Lëvizja Vetëvendosje është Adnan Rrustemi, Ganimete Musliu nga PDK, Besian Mustafa nga LDK, Time Kadrijaj nga AAK dhe nga një anëtarë të partive të komuniteteve joshumicë.

***

Deputetët nuk respektojnë masat Anti-COVID në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

Para pak minutave ka filluar në Kuvend të Kosovës seanca konstituive e legjislaturës së tetë.

Ndonëse drejtuesi i seancës, Avni Dehari, përmendi respektimin e masave mbrojtëse ndaj COVID-19 nga ana e deputetëve, këta të fundit nuk po ju përmbahen atyre.

Edhe pse deputetët e zgjedhur po qëndrojnë me maska në sallë, ata nuk po mbajnë distancë mes vete.

Mes deputetëve nuk janë vendosur ulëse për mbajtjen e distancës, rrjedhimisht deputetët nuk po mbajnë distancën mes vete, duke u ulur afër njëri-tjetrit.

Në legjislaturën e kaluar, vet deputetët kishin kërkuar ndryshim të Rregullores së Kuvendit në mënyrë që seancat të mbaheshin në distancë, për shkak të përhapjes së virusit COVID-19.

Megjithatë, një kërkesë e tillë nuk u përfill sot.

Kujtojmë që partitë politike ishin kritikuar e fajësuar për rritjen e numrit të rasteve të infektuara me COVID-19, për shkak të fushatës zgjedhore.

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes

Mimoza Kusari doli njëra nga gratë më të votuar në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit.

LVV-ja ka vendosur që Kusarit-Lila t’i besojë postin e shefes së Grupit Parlamentar të këtij subjekti.

***

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën konstituive të legjislaturës së tetë.

Formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve, zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, janë pikat e rendit të ditës në njoftimin dërguar mediave nga Kuvendi i Kosovës.

Sipas rregullores së Kuvendit, neni 9 pika 1, punimet e mbledhjes konstituive e udhëheq deputeti më i vjetër i legjislaturës i ndihmuar nga deputeti më i ri sipas moshës. Kjo udhëheqje parashihet të vazhdojë deri në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Pas konstituimit të Kuvendit, hapet rruga për formimin e Qeverisë së re, të cilën pritet ta udhëheqë Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Në zgjedhjet e fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka 58 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 19, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 15, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 8, Lista Serbe ka fituar 10 ulëset e garantuara, dy mandate i ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës, nga një mandat kanë Koalicioni Vakat, Unioni Socialdemokrat, Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Re Demokratike, Iniciativa Rome, Partia e Ashkalinjëve për Integrim dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës.

***

Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Seancën po e udhëheq deptueti më i vjetër Avni Dehari.

***

Deputetët kanë filluar të hyjnë në sallë. Pas pak pritet të nis seanca.

Vjosa Osmani bashkë me deputetët e LVV-së e Listës së saj futet në sallë të Kuvendit

Vjosa Osmani së bashku me deputetët e zgjedhur të LVV-së është futur në sallë të Kuvendit.

Image

Kuvendi i Kosovës sot do mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë.

Në krye të këtij institucioni pritet të emërohet Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.

Deri partitë tjera nuk kanë zbuluar emrat e personave që do të emërohen si nënkryetarë të Kuvendit, nga LDK-ja kanë bërë të ditur se e propozojnë në këtë pozitë Kujtim Shalën.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista “GUXO” e Vjosa Osmanit kanë marrë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 50,28% të votave, duke u radhitur në vend të parë.

Në vend të dytë ka dalë PDK-ja me gjithsej 17,09%, ndërsa, LDK-ja ka dalë si parti e tretë me 12,73% të votave.

Lumir Abdixhiku mbërrin në Kuvend

Shefi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka arritur në Kuvendin e Kosovës, ku sot do të mbahet seanca konstituive.

Përveç Abdixhikut, në Kuvendin e Kosovës kanë arritur edhe ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, si dhe deputetë tjerë të partive politike.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 110.985 vota apo 12.731 për qind ka marrë 15 ulëse në parlament.

Pason Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e cila ka fituar 62.111 vota apo 7.124 për qind, ka marrë 8 ulëse të deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Albin Kurti hynë në Kuvend

Pak para orës 10 kur edhe pritet të fillojë seanca konstituive e legjislaturës së tetë në Kuvendin e Kosovës ka arritur edhe kreu i Vetëvendosjes njëherësh kandidati për kryeministër Albin Kurti.

Ai nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse do të bëhet sot edhe qeveria e re.

Në objektin e Kuvendit veç deputetëve ka hyrë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. 

Image

***

Ambasadori amerikan shkon në Kuvend

Kanë mbetur edhe pak minuta për të filluara seanca konstituive e legjislaturës së tetë. Përveç deputetëve të rinj të kësaj legjislature në objektin e Kuvendit tashmë ka arritur edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

Në Kuvendin e Kosovës po ashtu ka ardhur edhe Lumir Abdixhiku. 

Image

***

Në ora 10:00 pritet të fillojë seanca konstituive e legjislaturës së tetë në Kuvendin e Kosovës. Tashmë në objektin e Kuvendit kanë filluar të hyjnë deputetët e legjislaturës së re.

Kujtim Shala, Bekë Berisha, Saranda Bogujevci, Duda Balje, Agim Veliu dhe të tjerë deputetë tashmë veçse kanë hyrë në Kuvend.

Në Kuvend ka hyrë edhe deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.

Edhe Igor Simiq nga Lista Serbe ka arritur në ambientet e Kuvendit.

Image

Seanca konstituive, këta dy deputetë do ta udhëheqin atë

Brenda pak minutash pritet të fillojë seanca konstituive e legjislaturës së tetë e Kuvendit të Kosovës.

Kjo seancë do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër në moshë, e që në ketë legjislaturë është Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje. Gjithashtu, krahas Deharit do të jetë edhe deputetja më e re e zgjedhur në këtë legjislaturë Adelina Grainca nga Partia Demokratike e Kosovës.

Dehari kishte kandiduar për herë të parë për deputet, dhe është radhitur ndër më të votuarit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 19 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë tetë ulëse.

Ndërkaq, nga komunitetet, Lista Serbe ka fituar të dhjetë ulëset e garantuara. Dy ulëse ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës. Nga një ulëse kanë fituar Koalicioni Vakat, Partia e Re Demokratike, Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës dhe Unioni Socialdemokrat.

***

Kuvendi i Republikës së Kosovës mban sot seancën konstituive në të cilën do të behët dhënia e betimit të deputetëve si dhe zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.  

Para betimit dhe zgjedhjes se krytarit te Kuvendit do të formohet Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

Nga zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje doli fituese ku do të ketë 58 vende, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 19, Lidhja Demokratike e Kosovës me 15, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.

Kryetari i ri i parlamentit, që do të zgjidhet sot bëhet automatikisht ushtrues detyre i presidentit.

Lëvizja Vetëvendosje nuk pret të përballet me vështirësi për formimin e qeverisë, për miratimin e së cilës duhen të paktën 61 vota. Por, sfiduese është zgjedhja e presidentit për shkak të votave që kërkon.

Kjo lëvizje, që e ka kandiduar ushtruesen aktuale të detyrës së presidentit, zonjën Vjosa Osmani për këtë post, takoi përgjatë javës që po e lëmë pas të gjitha partitë politike për të diskutuar mbi formimin e institucioneve të reja, por nuk ka siguruar mbështetje për postin e presidentit.

Diplomatët perëndimorë, u kanë bërë thirrje partive politike të veprojnë në mënyrë konstruktive, të punojnë bashkë për interesat e përbashkëta dhe t’i vendosin nevojat e qytetarëve përmbi interesat politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat