Formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve

Aktuale

Formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve

Më: 22 mars 2021 Në ora: 10:59
Kuvendi i Kosovës

114 deputetët e pranishëm në sallë e kanë miratuar formimin e komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

Pas miratimit, kryesuesi i seancës ka thënë se komisionit i duhet 20 minuta kohë që ta kryejë punën.

Paraprakisht, ka filluar seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës, e udhëhequr nga deputeti në i vjetër në Kuvend, Avni Dehari dhe deputetja më e re, Adelina Grainca. Dehari është nga Lëvizja Vetëvendosje ndërsa Grainca nga Partia Demokratike e Kosovës.

Dehari u ka uruar mirëseardhje deputetëve dhe mysafirëve në legjislaturën e tetë.

Pas kësaj, partitë e përfaqësuara në Kuvend i kanë propozuar emrat e tyre për anëtarë të këtij komisioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat