Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës

Aktuale

Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës

Më: 22 mars 2021 Në ora: 11:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Janë betuar deputetët e Kuvendit të Kosovës. Të pranishëm në seancën konstituive janë 114 deputetë.

“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane.” Betohem!

Ndryshe, para fillimit të pikës së betimit, nga Komisioni për verifikimin e mandatit të deputetëve tha se në bazë të shqyrtimit të dokumenteve Lëvizja Vetëvendosje ka 58 deputetë, PDK 19 deputetë, LDK 15, AAK 8, Lista serbe 10 dhe komunitetet tjera 10.

Komisioni ka konstatuar vlefshmërinë e mandateve sipas njoftimi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat