Osmani i dorëzon detyrën e presidentit Konjufcës

Aktuale

Osmani i dorëzon detyrën e presidentit Konjufcës

Më: 22 mars 2021 Në ora: 13:48
Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca

Ushtruesja e deritashme e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, i dorëzoi këtë detyrë kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Osmani ka qenë duke ushtruar këtë detyrë qysh në nëntor të vitit të kaluar, kur presidenti i deriatëhershëm, Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje për t’u përballur me akuzat për krime lufte në Hagë.

Në bazë të Kushtetutës, detyra i ka kaluar Osmanit, si kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Me konstituimin e Kuvendit të ri dhe zgjedhjen e kryetarit Konnjufca, Osmani i ka dorëzuar mandatin atij.

“Pasi që e ka uruar për detyrën, Osmani e ka njoftuar Konjufcën për punët që janë bërë nga Presidenca nga nëntori i vitit të kaluar e deri tash. Ajo gjithashtu e ka njoftuar Konjufcën edhe për punët që janë në proces, duke i ofruar mbështetje në punën e mëtejme”, thuhet në njoftimin e lëshuar për media nga Zyra e Presidentit të Kosovës./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat