Bytyçi: Konstituimi i Kuvendit, kapitull i ri për Kosovën

Aktuale

Bytyçi: Konstituimi i Kuvendit, kapitull i ri për Kosovën

Më: 22 mars 2021 Në ora: 17:28
Kuvendi i Kosovës

Analisti Seb Bytyçi po vlerëson se konstituimi i Kuvendit sot, është një kapitull i ri për Kosovën.

"Konstituimi i këtij Kuvendi, nënkupton një pikë kritike në historinë politike të Kosovës. Asnjë parti/koalicion nuk ka pasur më herët mandat më të qartë. Shumica e qeverive deri tash janë krijuar përmes ulëseve të garantuara, dhe nuk kanë përfaqësuar as shumicën e votës popullore. Përveç kësaj, kemi numrin më të madh të grave deputete në histori (si dhe gra ministre).", ka shkruar Bytyçi

Postimi i plotë:

Kapitull i ri për Kosovën?
Definitivisht. Konstituimi i këtij Kuvendi, nënkupton një pikë kritike në historinë politike të Kosovës. Asnjë parti/koalicion nuk ka pasur më herët mandat më të qartë. Shumica e qeverive deri tash janë krijuar përmes ulëseve të garantuara, dhe nuk kanë përfaqësuar as shumicën e votës popullore. Përveç kësaj, kemi numrin më të madh të grave deputete në histori (si dhe gra ministre). Dhe kemi një qeveri që për herë të parë ka program të vetëdijshëm zhvillimor e jo vetëm premtime e shpresa për investime të huaja. Standardet janë qartazi më të larta, prandaj edhe pritjet janë më të mëdha. Mbetet të themi se shpresojmë që këto pritje nuk zhgënjehen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat