​Abrashi: Janë të siguruara votat për Qeverinë Kurti 2

Aktuale

​Abrashi: Janë të siguruara votat për Qeverinë Kurti 2

Më: 22 mars 2021 Në ora: 17:38
Artan Abrashi

Pak para se të fillojë seanca e jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë Kurti 2, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje shprehën të bindur se kanë siguruar votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kabinetit qeveritar.

Krahas kësaj, deputeti Artan Abrashi u shpreh optimist edhe për zgjedhjen e Vjosa Osmani si presidente.

Abrashi: Janë të siguruara votat për zgjedhjen e Qeverisë Kurti 2

“Po. Lëvizja Vetëvendosje i ka të gjitha votat e nevojshme për ta konstituuar Qeverinë e Kosovës. Po më vjen mirë që kjo gjë po ndodh shumë shpejt. Kosova, vendi ynë nuk ka më kohë për të humbur. Kjo qeveri në ikje sa më shpejt që largohet nga detyra aq më mirë. Kemi njoftime të llojllojshme për abuzime me punësime dhe paranë publike. Rrjedhimisht kjo e bën të domosdoshme që sa më shpejt të votohet qeveria e re dhe të fillojmë punën sa më parë… Lëvizja Vetëvendosje ka legjitimitetin e plotë që ta propozojë një emër për president. Vjosa Osmani tashmë ka edhe një legjitimitet qytetar, popullor dhe partitë politike duhet reflektojnë karshi kësaj. Propozimi ynë është Vjosa Osmani dhe ne do të qëndrojmë karshi këtij propozimi”, tha ai.

Mbledhja e Kryesisë për shqyrtimin e 52 nënshkrimeve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë së re, ende nuk ka përfunduar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat