Dardan Molliqaj ‘shpërthen’ me kritika ndaj ministrave të Qeverisë Kurti 2

Aktuale

Dardan Molliqaj ‘shpërthen’ me kritika ndaj ministrave të Qeverisë Kurti 2

Nga: A.Morina Më: 22 mars 2021 Në ora: 20:15
Dardan Molliqaj dhe Albin Kurti

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u zgjedh kryeministër i Kosovës gjatës seancës së mbajtur sot në Kuvend. 

Pas zgjedhjes së Kurtit kryeministër, ka reaguar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, I cili ka bërë një analizët mbi premtimet programore dhe njerëzit që tregojnë për përgatitjen e performancën eventuale

“Analiza jone mbi kete qeveri eshte e bazuar mbi dy faktorë: premtimet programore që na flasin për orientimet, por edhe njerëzit që tregojnë për përgatitjen e performancën eventuale. Ne shohim përputhje të plotë midis këtyre faktorëve. Qeverisja nuk e sheh si problem modelin ekonomik, por mosfunksionimin e tij” shkroi Molliqaj, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Qeverisja e re: shkarkime e spektakël policor në vend të drejtësisë, ndihma në vend të barazisë

Sot u votua qeveria e re, rezultat i zgjedhjeve të 14 shkurtit. Analiza jone mbi kete qeveri eshte e bazuar mbi dy faktorë: premtimet programore që na flasin për orientimet, por edhe njerëzit që tregojnë për përgatitjen e performancën eventuale.

Ne shohim përputhje të plotë midis këtyre faktorëve. Qeverisja nuk e sheh si problem modelin ekonomik, por mosfunksionimin e tij. Prandaj, na duhen aty liberalë të pastër, mundësisht edhe me kulturë. Ekonomia do të udhëhiqet nga njerëzit e deklaruar publikisht sit ë djathtë. Ata janë Hekuran Murati, Besnik Bislimi, Rozeta Hajdari e Artane Rizvanolli. Pa ndërhyrje në sistemin tatimor dhe politika të rishpërndarjes, ata na thonë se rritja ekonomike dhe zhvillimi shoqëror janë të ndara. Pa sigurime shëndetësore e sistem të drejtë pensional, qeveria e re, ndihmat do t’i shesë si sistem të mirëqenies.

Emri i sektorit të arsimit është në përputhje të plotë me mungesën e qëllimeve transformuese aq të nevojshme për këtë fushë. Arbërie Nagavci shumëkujt mund të mos i duket kompetente, por nuk duhet të harrojmë që detyrat që ajo i ka para vetes bazuar nga programi nuk do t’i sjellin fare kokëçarje. Për të ndërhyrë tek rënia drastike e nivelit të absorbimit të dijes tek nxënësit kërkohet guxim politik e dashuri për dijen, sepse duhet sfiduar një nga grupet më të mëdha të interesit. Asgjë të tillë s’do të shohim.

Shëndetësia do të drejtohet nga një ministër tejet i papërgjegjshëm. Arben Vitia kishte mbyllur Kosovën për mbrojtje nga pandemia, por në pikun e saj merr pjesë në një tubim prej 1000 personash. Sjellja e tij nuk i ngjan universalitetit të Hipokratit, por hileve të hipokritit.

Ministria e Brendshme do t’i besohet vaj medet Xhelal Sveçlës, kurse Ministria e Jashtme përmes Donika Gërvallës do ta personifikojë në mënyrë permanente skandalin diplomatik.

Prej ditës së sotme së paku nuk do të na thonë më mjaft e kritikuat opozitën, tash do të thonë pritni 1 vit, pastaj do të thonë 1 mandat është pak...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat