Vjen mbështetja për Kurtin nga Parisi: Bota do ta njohë Kosovën përmes Donika Gërvallës

Aktuale

Vjen mbështetja për Kurtin nga Parisi: Bota do ta njohë Kosovën përmes Donika Gërvallës

Nga: N. H Më: 22 mars 2021 Në ora: 21:17
Albin Kurti

Profesori univeristar që jeton dhe vepron në Paris, Nezir Kraki, njëherit njohës i mirë i çështjeve politike në vend, ka uruar kryeministrin e ri, Albin Kurti dhe kabinetin e tij, për formimin e qeverisë së re.

Përmes një postimi në Facebook, Kraki përcjelli urimet e tij për zgjedhjen e suksesshme të kryeministrit dhe Qeverisë së re të Kosovës.

Sipas Krakit, nga sot në Kosovë pushteti buron nga vota e lirë dhe i përgjigjet nevojave konkrete të secilit.

Mes të tjerave, ai thotë se ky gëzim rritet kur e sheh se bota Kosovën do ta ritakojë e rinjohë përmes figurës emblematike të Donika Gërvallës.

Ja shkrimi i tij:

Cikli i shpresës... cikli i bërjes...

Kosova u bë sot me qeveri legjitime, të shtyrë nga vullneti për ndryshim dhe për shërbim ndaj qytetarit. Nisi Cikli i shpresës...

Tashmë u konfirmua fundi i epokës së liderëve aksidentalë dhe i pazareve politike për ta mbajtë pushtetin me zor. Nga sot pushteti buron nga vota e lirë dhe i përgjigjet nevojave konkrete të secilit. Nese ndodhë e kunderta, vota e ardhshme do jetë denuese.

Miq, kam shkru e bertite me sinqeritet dhe pa asnjë interes. Prapa çdo fjale që kam thënë apo germe që kam shkru gjithe këto kohë, synimi ka qenë ndryshimi dhe ndalja e ciklit të zi në të cilin gjendej Kosova, ndalja e ciklit të zhbërjes.

Konsideroj që nga sot ai cikël u nderpre duke i lënë vend ciklit të bardhë, të dritës, ciklit të shpresës. Sot jam sinqerisht i lumtur për ndryshimin që ndodhi dhe për leksionin demokratik që Kosova ime e vogël i dha rajonit dhe Evropës.

E uroj publikisht Albin Kurtin për mandatin e ri dhe lutem që qeverisja e tij të ketë sukses. Konsistenca e tij në mbi 20 vite angazhim është shembulli më konkret se si shihet dhe bëhet politika kur ajo ndihet si vokacion, si thirrje e brendshme e jo si llogari personale.

Se si e sheh Albini politiken, kjo vërtetohet edhe nga përbërja e qeverisë së re. Kabineti i tij duket sa profesional aq edhe përfaqësues. Në secilin minister mund të kemi besim dhe përsonalisht gëzohem për peshën dhe rolin që do ta kenë gratë në Ciklin e shpresës. Ky gëzim veç rritet kur shoh se bota Kosovën do ta ritakojë e rinjohë përmes figurës emblematike të Donika Gërvallës. Ja edhe një padrejtësi historike e korrigjuar!

Edhe arsimi, drejtësia, shëndetësia, bujqësia, transporti, ekonomia, punët e brendshme... do jenë në duar të sigurta, në këtë qeveri.

Urime Cikli i shpresês, i bërjes...

Dhe punë të mbarë secilit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat